• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vaksina anti-COVID/ Bota sot në luftë jo vetëm me pandeminë por edhe me infodeminë

by Java News
05/12/2020 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një numër vaksinash të mundshme për Covid-19 që po afrohen tani, ka shqetësime në rritje se keqinformimi në internet mund të kthejë disa njerëz kundër imunizimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se bota jo vetëm që lufton pandeminë, por edhe atë që ajo e quan një “infodemike” – ku një mbingarkesë e informacionit, disa prej të cilave të rreme, e bën të vështirë për njerëzit të marrin vendime për shëndetin e tyre.

Qeveritë dhe mediat sociale deri tani nuk kanë arritur të vënën nën kontroll këtë fenomen.

Një pjesë e problemit, sipas BBC-së, është se informacioni në lidhje me pandeminë shfaqet i fragmentarizuar ndërsa shkencëtarët po bëjnë zbulime të reja në lidhje me koronavirusin dhe mënyrën e trajtimit më të mirë të tij. Një nga ndikimet më të mëdha sipas mediave ndërkombëtare është edhe ulja e shkallës së besimit të qytetarëve tek vaksina.

Nina, e cila është 21 vjeç dhe jeton në Londër me gjyshen e saj 82-vjeçare, është një nga ato që ka shqetësime,

Ajo thotë se ka “ndjenja të përziera” në lidhje me vaksinat Covid.

Në një sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, 54 për qind e të anketuarve patën deklaruar më parë se do të vaksinoheshin pa dyshim, por ky numër u zvogëlua me 6 për qind, pasi u shfaqën dhe u publikuan pretendime të pasakta në lidhje me sigurinë e vaksinave.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca, ngriti alarmin se lajmet e rreme rreth vaksinave COVID-19 po shndërrohen në një “pandemi të dytë” dhe se qeveritë dhe institucionet duhet të fillojnë të ndërtojnë besimin në komunitet për vaksinim, dhe kjo sipas tij vlen për të gjithë botën. Ndërkohë që theksoi se në një të katërtën e vendeve, studimi zbuloi se shkalla e pranimit të vaksinës kundër koronavirusit është afër ose nën 50 për qind, ndërsa ajo ra nga 70 në 50 për qind në Japoni dhe nga 51 në 38 për qind në Francë.

Teoritë e konspiracionit kanë edhe ato ndikimin e tyre mbi qytetarët, pasi shumë synojnë ta përcjellin atë si një mbulesë për të vendosur forma të ndryshme të kontrollit të shtetit dhe filantropëve mbi popullsinë.

Një tekst me teori konspirative në lidhje me vaksinat e reja ngre akuza  në lidhje me “riprogramimin” e ADN-së, ndërsa një tjetër pretendon se jo vetëm që marrësi i vaksinës do të etiketohet si bagëti, por nanopjesëzat do të injektohen për ta bërë atë një “antenë perfekt për frekuenca 5G “. E treta përsërit narrativën e pabazuar që nga fillimi i pandemisë se Bill Gates e ka krijuar koronavirusin në mënyrë që të impononte vaksinimin e detyrueshëm.

Ndërkohë që edhe mediat sociale  pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nuk kanë arritur të vënë nën kontroll përhapjen e materialeve keqinformuese.

g.kosovari

Next Post
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In