• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vakancat në Kushtetuese, Meta shpall procedurën për konkurs

by A R
08/02/2018 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Presidentit të Shqipërisë bën me dije se për shkak të vakancës tek Gjykata Kushtetuese shpall procedurën e aplikimit për gjyqtarë të rinj.

Kreu i Shtetit fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurimit të hapur publik.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës dhe parashikimeve të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, duke vlerësuar njoftimet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi vakancat e krijuara në këtë trupë gjyqësore, me qëllim nisjen e procesit të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese dhe emërimit të gjyqtarit të ri për plotësimin e “Vakancës së parë”, krijuar për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi,  si dhe plotësimit të “Vakancës së pararakoshme”, krijuar për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj për shkak të dorëheqjes së tij, me cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr.10722, datë 07.02.2018 dhe Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, ka miratuar ;

•Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Z. Sokol Berberi.

•Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Imeraj, më datë 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij nga kjo detyrë.

Presidenti i Republikës fton;

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurimit të hapur publik.

Publikimi me të dhënat e nevojshme mbi dorëzimin e kërkesës dhe të dokumentacionit të kërkuar gjendet i publikuar në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe në mjetet e tjera të informimit publik.

Next Post
“Çirrem nga dashuria për ty”, çfarë nuk patë në TV nga debati Rama-Basha

Rama ironizon Bashën: Nga mu hodhe kështu, nga Jeruzalemi, tek prasi e karrota e Divjakës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com