Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altin Binaj. Kandidimi është dorëzuar ne parlament. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur nga Kuvendi është data 14 shkurt.
Dvorani ka qenë më herë anëtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë. Dvorani u vë në qendër të debatit politik në vendin me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Dvorani u kallëzua nga Meta për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungës provash. Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Dvorani pak kohë më parë mori edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë.
g.kosovari