• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vakancat në gjykatën e Lartë, fillojnë pasojat, ngërç në shumë dosje

by A R
18/09/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë e paralajmëruar gjatë një interviste për Top Channel nga kryetari i kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori, se do të shkaktonte ngërç në shkallën e tertë të gjyqësorit ka dhënë shenjat e para në nisjen e sezonit gjyqësor.

Dy procese gjyqësore, ai ndaj deputetit Tom Doshi dhe procesi ndaj Alfred Pezës nisën me shtyrje për shkak të rishortimit të vendeve vakante sepse secila nga trupat gjyqësore u mungonin nga dy anëtarë që u zëvendësuan.

“Gjykata e Lartë pothuajse është paralizuar pasi nuk ka gjyqtarë për të formuar trupin gjykues në këtë kuptim bëhet dhe shtyrja me afat të pacaktuar”, tha Ferid Muçaj, avokat i Tom Doshit.

E mbetur me vetëm 10 gjyqtarë, Gjykata e Lartë duhet të përballojë një stok prej 20 mijë dosjesh që janë ende në radhë për tu shqyrtuar. Në muajin korrik katër anëtarë të kësaj gjykate dhanë dorëheqjen pasi u përfundoi mandati.

Gjyqtarët e lartë të doëhequr janë Evelina Qiriako, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Arjana Fullani. Ndërkohë që janë në detyrë jashtë mandatit gjyqtarët Andi Çeliku dhe Adrian Dvorani, ndërsa gjyqtarja Majlinda Andrea e mbylli karrierën si një e dënuar për çështje korrupsioni. Për të përballuar fluksin e dosjeve kryetari i gjykatës ka shpërndarë këtë urdhër riorganizimi për trupat gjyqësore, prej të cilave më problematike shikohen dosjet civile dhe administrative që presin në arkiva për tu gjykuar./a.m.

 

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Përllogaritja e pensionit, ish-ushtarakët padi në kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com