• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajzat e Aurelës dhe vajzat e Raimondës

by Mero Baze
22/02/2017 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Amelia ishte 2 vjeç, ndërsa Mentila 5 muajshe. Askush prej tyre nuk e dinte çfarë po ndodhte në Tiranë atë ditë. Babai i kishte lënë me nënën e tyre, Raimondën në shtëpi, dhe kishte shkuar në Tiranë.

Në mbrëmje nuk u kthye më. Një plumb i lëshuar me urdhër të babait të vajzave të Aurelës i kishte marrë jetën.

Tani ato janë gjashtë vite më të rritura, dhe ndoshta kanë filluar të kuptojnë se dikush ua ka vrarë babain që nuk po kthehet më. Dhe kanë të drejtë të zemërohen si fëmijë. Nëna e tyre, Raimonda Nika, e veja e Aleks Nikës, po përpiqet t’i rrisë e vetme dhe natyrisht t’i mbajë larg “gjakut” të babait. Edhe kur shkon të vendosë lule çdo 21 janar tek pllaka në Bulevard, nuk i merr me vete.

Por tani, në një çadër në Bulevardin e Tiranës, ekzaktësisht mbi vendin që u vra babai i Amelias dhe Mentilës, atje ku është dhe pllaka që nderon rënien e tij, është ulur Aurela, gruaja e vrasësit. Ajo u përpoq t’i prekte njerëzit në çadër, duke u folur në emër të fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së tyre. Ishte një përgjërim i pështirë, hipokrit dhe i neveritshëm, mbi shenjën e pllakës që tregon se çfarë ka ndodhur në këtë vend, dhe fëmijët e kujt janë realisht të rrezikuar.

Nëse Shqipëria do të ishte një vend siç e ëndërron Sali Berisha, me gjakmarrje e kanun, Aurela dhe burri i saj, nuk do të kishin shans të uleshin në atë vend dhe në atë çadër, pasi do kishin shkuar me kohë në botën tjetër. Dy vajzat e saj, për të cilat Aurela bën thirrje nga çadra që të protestohet për të ardhmen e tyre, do të ishin jetime të gjakmarrjes.

Po sot, vajzat për fatin e tyre të mirë, vajzat e Aurelës, janë në Holandë. Ato janë shtetase holandeze dhe nëse jeta e tyre është e pasigurt, ato mund t’i drejtohen kryeministrit të Holandës. Babai i viziton çdo fundjavë dhe ato ndoshta e dinë se babai i tyre bën një punë të rëndë, larg tyre, dhe kthehet i lodhur të premten në mbrëmje.

Dy vajzat e Raimondës jetojnë në Lezhë. Atyre nuk u shkon babai asnjë të premte. Ato kanë qindra të premte që e presin të kthehet, por nuk ka për t’u ardhur. Duke u rritur ato do ta kuptojnë më mire çfarë ka ndodhur. Do ta kuptojnë se çdo të thotë të kesh jetën tënde në duart e një Kryeministri vrasës dhe një ministri të Brendshëm pa bythë, që do pastaj të udhëheqë dhe Shqipërinë.

Vetëm një gjë ndoshta nuk do ta kuptojnë. Nuk do të kuptojnë Aurelën, nënën e dy vajzave, një prej të cilave ka lindur ndërsa burri i saj po vriste në Bulevard babain e tyre. Çfarë kërkon ajo në atë çadër, mbi njollën e gjakut të babait të tyre?

Atë nuk e lidh më asgjë me këtë vend. Pasaportën e ka dorëzuar në vitin 2004, lekët e VEFA-s i ka marrë më 1996, burrin e dërgon në punë të rrjepë pesë ditë të javës Shqipërinë dhe në fundjavë t’i çojë paratë në Holandë. Çfarë pune ka ajo dhe e ardhmja e fëmijëve të saj me këtë vend?

A mund të jenë dy vajzat e Aurelës, në të njëjtën klasë me dy vajzat e Aleksit, të veshura njësoj dhe me të njëjtat halle, që Shqipëria të ndjehet mirë duke pasur Aurelën “Zonjë të Parë”?

Si mund të jetë e qetë ajo, kur burri i saj ka lënë tetë fëmijë jetimë dhe të marrë guximin të ulet këmbëkryq mbi gjakun e tyre të “pamarrë” në Bulevard, dhe të bëjë si e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të saj në Holandë?

Këtë mund ta bëjë vetëm dikush që mendon se ka të drejtë të vjedhë, ka të drejtë të vrasë dhe mbi të gjitha, ka të drejtë ta përsërisë këtë. Kjo është ekzaktësisht ajo çfarë mendon Aurela. Dhe nuk ka gjë më të rrezikshme për dy vajzat e saj, se sa kjo gjë. Është e vetmja gjë që mund t’ua bëjë të ardhmen të pasigurtë, edhe pse jetojnë mes gjithë të mirave në Holandë. U mjafton pamja e nënës së tyre në çadrën e ngritur mbi gjakun e të vrarëve nga babai i tyre në Bulevard, për t’ua bërë të pasigurtë gjithçka. Përfshi dhe pushtetin që rikërkon babai i tyre, duke penguar të vendoset drejtësia në këtë vend.

Next Post
Rrëfimi i vajzës që përndiqte Princin Leka: Netët e mia poshtë vilës së tij

Rrëfimi i vajzës që përndiqte Princin Leka: Netët e mia poshtë vilës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In