• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza i vdiq në vitin 1983 por në Gjendjen Civile “jeton”

by A R
26/12/2016 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandalet në zyrat e gjendjes civile në Tiranë, të cilat lëshojnë certifikata personale edhe për personat që kanë vdekur nuk kanë të sosur.

I tillë është rasti i Agim Xhungës, një qytetar nga Tirana.  Bashkëshortja e tij lindi një vajzë në vitin 1983 e cila ndërroi jetë dy ditë më vonë. Vajza lindi më 19.04.1983 dhe ndërroi jetë më 21.04.1983.

Para 7 vitesh kur zotërisë i duhej një certifikatë shikon të regjistruar edhe vajzën e tij që kishte ndërruar jetë. Pas kësaj i drejtohet zyrës së gjendjes civile ku kërkon që të çregjistrojë vajzën. Zotëria disponon një dokument nga materniteti mbretëresha “Geraldinë” me anë të cilit tregon ditën e lindjes së vajzës dhe arsyen e vdekjes.

Z.Xhunga ka dhe një dokument nga shërbimet funerale që tregon se e ka varrosur vajzën. Edhe pse ka dy vërtetime njësia administrative nr 5 nuk ja çregjistron vajzën. Ai ka hapur një gjyq në Gjykatën Administrative por Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën si të pabazuar në ligj dhe prova.

Denoncuesi: Quhem Agim Xhunga.

Gazetarja: Përse i jeni drejtuar emisionit “BOOM”?

Denoncuesi: Jam prind i një djali të vetëm edhe në çertifikatën familjare mua me del e regjistruar edhe një vajzë, e cila ka ndërruar jetë në maternitet për një problem shëndetësor.

Gazetarja: A e çregjistruat ju?

Denoncuesi: Atë ditë që ka vdekur vajza unë kam marrë një dokument në njësinë 8 ishte atëhere, kam shkuar kam marrë vajzën në morg dhe unë me atë dokument e kam varrosur në varrezat e Sharrës. Vete në zyrën e funeraleve të bashkisë Tiranë marr një vërtetim. Pas kësaj interesohem në maternitetin e Tiranës. Këto dy vërtetime i kam paraqitur në njësinë administrative 5 dhe më thanë që ne nuk bëjmë asgjë, shko tek bashkia e madhe. Bashkia më ka dhënë përgjigje, hap gjyq dhe ky muhabet ka filluar ka një vit me problemet gjyqësore që nuk po zgjidhen. Kemi hapur një gjyq në Gjykatën Administrative. Pas 7 seancash në Gjykatën Administrative që për herë të parë janë paraqitur edhe palët e treta, bashkia e Tiranës dhe njësia 5 nuk e pranojnë padinë, pres që ta apeloj në Gjykatën e Apelit për një problem kaq të thjeshtë.

Bashkë me kameran e BOOM, zoti Agim mori një çertifikatë personale të vajzës së tij të ndjerë.

Bledar Doracaj: Emri i vajzës është inaktiv

Mikrofoni i emisionit “BOOM” pyeti drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj tha se emri i vajzës së ndjerë është bërë inaktiv dhe askush nuk mund të tërheqë një çertifikatë ne emër të saj.

Doracaj: Në kemi bllokuar rekordin në regjistrin e gjendjes civile që do të thotë sot fëmija i ndjerë nuk është më aktiv në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Në drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile babai i fëmijës së ndjerë nuk është paraqitur asnjëherë. Kemi vlerësuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur se zotëria i është drejtuar edhe Gjykatës Administrative në momentin që cështja është në shqyrtim nga Gjykata Administrative, Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile nuk mund ta zgjidhi administrativisht. Jemi të gatshëm që sapo gjykata të na thërrasi për të dhënë pretendimet tona, besoj se cështja do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë./Ora News

Next Post
Nuk bëni më dashuri? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj

Nuk bëni më dashuri? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori/ Rreth 21 mijë të kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, ja detajet nga rezultatet

Skema e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori/ Rreth 21 mijë të kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, ja detajet nga rezultatet

July 22, 2026
Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara

July 22, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

July 22, 2026
DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Humb jetën shoferi, një i plagosur

DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Humb jetën shoferi, një i plagosur

July 22, 2026
Turi i dytë i Champions League, Egnatia ëndërron, gati për të shkruar historinë ndaj Celjes

Turi i dytë i Champions League, Egnatia ëndërron, gati për të shkruar historinë ndaj Celjes

July 22, 2026
Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP, dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP, dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

July 22, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

July 22, 2026
“Banda e Durrësit ‘hoqi qafe’ Vis Martinajn”, gazetari ngre alarmin: Mund ta ‘ngrenë stekën’ shumë lart dhe t’i ‘presin kokën’ edhe…

Mbyllen hetimet për “Metamorfoza 2”, SPAK çon për gjykim Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur të tjerë

July 22, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

July 22, 2026
“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In