Rrëfehet Alma, eskorta shqiptare e cila prej disa vitesh jeton në Dubai. Ajo ka dëshmuar në studion e Top Show të Alban Dudushit se çmimi për 1 orë varion nga 200 euro deri në 1500 euro për një natë.
Ajo ka pohuar gjithashtu se klientin e parë e ka gjetur në një lokal dhe se bën shoqëruesen e luksit përsa kohë ai ka nevojë.
Alma ka dëshmuar edhe faktin se nuk e gjykon fare veten e saj për këtë punë pasi nuk detyron askënd të paguajë për shërbimin që ajo ofron pasi të gjithë klientët e bëjnë me dëshirë.
Vajza e mbylli intervistën e saj duke thënë se puna e saj nuk duhet të shërbejë si model për vajzat e tjera, por ajo thjesht preferoi ta bënte publike këtë gjë për teleshikuesit.









