• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza shqiptare e sëmurë rëndë, gjyshi: Shes çdo organ të trupit për të

by Java News
15/03/2019 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Eugersës banon në Mamurras. Sëmundja e rëndë e vajzës i ka dërrmuar shpirtërisht. Vajza ndodhet në një spital në Itali dhe pret t’i mblidhet shuma e parave prej 80 mijë eurosh.

Duke lotuar e ëma e 18-vjeçares, Gjelina Bregu thotë se ndonjëherë i duket sikur dëgjon zërin e saj në shtëpi, sikur e thërret.

“Kur vjen orari që ajo kthehet nga shkolla, më duket sikur ajo kthehet. Jam shumë keq pa të. Ju lutem shumë vini dorën në zemër për vajzën time. Kur Eugersës iu shfaq sëmundja ime, ajo e vuajti shumë. Kur po kurohesha nga tiroidet në Greqi, asaj ju shfaq sëmundja.

Vajzën e kishin vizituar gjyshërit, jam nisur me urgjencë në shtëpi. Vajza mezi ectë, as lugën nuk e mbante dot. Donte të shkonte në shkollë, vajza po vuan shumë, i ikën dhe ditët e shkollës.

Këtë më kërkonte gjithmonë. Edhe nëse merrte një 9 qante, mërzitej. Kur u konsultua me mjeken në Itali qau, asaj iu shuan ëndrrat. Nëse ajo ngel në karrige, nuk e imagjinoj sot. Djali është mbyllur në vetvete.

Vëllai duke qarë thotë se motra është sëmurë shumë, se e ka marrë malli.

“Iknim në shkollë bashkë, bënim detyrat bashkë, më ndihmonte në mësime. Shpresoj se motra do shërohet. Ju lutem shqiptarëve më ndihmoni për motrën time”.

Babai Arjan Bregu thotë se nuk ka para për kurimin. Ka shitur gjithçka, vetëm shpirti i ka mbetur.

“Shpirtin do e jepja për të, veç ajo të kthehej e lumtur. Për ilaçet e saj kam marrë borxhe, nuk kam më çfarë të shes përveç shpirtit. Ju bëj thirrje të gjithëve, ta ndihmoni sado pak që ajo të gëzojë si të tjerët.

Gjyshi i saj, Tom Bregu qan si fëmije kur flet për mbesën. Ai është i gatshëm të japi çdo organ të trupit për ta shpëtuar atë. Nuk do ta përballonte kurrë nëse ajo nuk do të shërohej.

“Eugersa është drita ime e Diellit, unë jam gati të jap jetën time, të jap veshkat e mia, të jap zemrën time, të jap të gjitha organet e trupit, vetëm për ta shpëtuar atë, vetëm për ta ndihmuar vajzën. Nuk na duhet jeta ne pa të, po nuk ma shëruat Eugersën, më mirë më sillni helm. Kam dy javë pa e parë dhe më ka marrë malli shumë. Më ndihmoni mbesën…”

Next Post
Flini në krahun e djathtë? Nuk duhet të bëni më!

Flini në krahun e djathtë? Nuk duhet të bëni më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In