• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza rrëfen tmerrin që përjetoi për 2 vite: Më përdhunonin 9-10 persona! Nuk e di kush është babai i fëmijës tim

by Java News
12/11/2022 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29-vjeçare në Greqi ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar në duart e përdhunuesve të saj për 2 vite. Gjithçka ka nisur në vitin 2016 kur ishte vetëm 22 vjeçe dhe disa burra të maskuar e kanë përdhunuar në grup në një fshat të qytetit Pirgos.

Si pasojë e përdhunimit të saj, e reja mbeti shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë ajo solli në jetë një fëmijë që sot jeton në një institucion në Athinë.

“Më detyruan dhe shkova me 9-10 veta në natë. Kjo u bë për 1-2 vjet, çdo natë. Unë u thashë atyre se nuk doja të shkoja. Më çuan edhe nëpër shtëpi e makina të tjera nëpër fshatra të ndryshme përreth… Nuk shihja se ku po shkoja, sepse më kishin lidhur sytë… Më lidhnin duart dhe këmbët dhe as nuk e dija se çfarë ishin. Ata mbanin kapuç dhe doreza, kështu që unë nuk mund t’i shihja. Nuk i njihja fare” , pohon vajza në një intervistë për gazetën ‘Patris’.

E reja pretendon se autorët e kanë dhunuar seksualisht pasi e kanë droguar me pilula që ia hidhnin në pije. Ndonëse ende nuk e di kush është babai fëmijës së saj, 29-vjeçarja shprehet se i biri i mungon.

“Kam pasur një djalë, e kam parë gjatë gjithë kohës kur ka qenë në spital por më kanë hequr. Më mungon fëmija im, më vjen keq dhe qaj se nuk e kam me vete. E kuptoj pse nuk ma dhanë. Nuk e di kush është babai i fëmijës. E kam pasur të vështirë, kam kaluar shumë dhe nuk dua ta shkel më”, tha vajza.

Gjithçka kërkon është të largohet nga fshati dhe të hapë një dritare të re në jetën e saj.

“Dua të iki, nuk e duroj dot më fshatin. Unë kërkoj një jetë dhe një punë më të mirë. Dua të mbaroj shkollën, të marr diplomën dhe të largohem. Në fshat më shanin, nuk më bënë asgjë Shtëpia jonë ishte e vjetër, kur binte shi pikonte brenda, e shkatërruan. Na sollën një zgjidhje por duhet punë për tu rregulluar”, tha ajo.

Disa persona që kanë folur për “PATRIS” dhe kanë dashur të mbeten anonimë, konfirmojnë atë që i ka ndodhur 29-vjeçares së paku gjashtë vite më parë, megjithatë kanë thënë se ka shumë gjasa që të jetë bërë kundër dëshirës së saj./m.j

Next Post
Pak para protestës tek Kryeministria: Mblidhen protestuesit e parë në Bulevard, me flamujt e PD dhe…!

Pak para protestës tek Kryeministria: Mblidhen protestuesit e parë në Bulevard, me flamujt e PD dhe…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In