Nxënësja e Medresesë së Shkodrës, që përloti me recitimin e saj në Pezë çiftin Erdogan, ka folur për mikrofonin e Agon Channel pa shami.
Blendina Dibra, 16 vjeç, recitoi një poezi të Naif Asia, të cilën vetë Erdogan e ka recituar me rastin e 100 Vjetorit të Fitores së Turqisë në betejën e Galipolit.
“Nuk e prisja reagimin e Erdoganit duke e krahasuar me politikanët shqiptarë që rrallë shfaqin momente dobësie” – ka thene vajza.
Për të parë intervistën e plotë, “JAVA News” sjell video-intervistën e Agon Channel.