• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza që merret me makinat/ 25 vjeçarja menaxhon biznesin familjar, përfundoi studimet në financë. Vijoi nismën e familjes

by Java News
06/01/2024 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jualba Gruda është 25 vjeç. E reja nga Tirana ka përfunduar studimet për Financë, por puna që bën nuk lidhet shumë me formimin e saj profesional qe fituar në universitet.

Ndryshe nga shume vajza te moshes se saj ne kryeqytet, Jualba merret me shitjen e aksesorëve të makinave.  Prej disa vitesh  është  angazhuar me shume deshire ne menaxhimin e  biznesit familjar.

“Ndodhi shumë natyrshëm tek unë, thjeshtë doja të ndihmoja prindërit dhe me kalimin e viteve u perfeksionova.”, tha ajo per ABC News

Pasioni për makinat i ka lindur kur ishte ende e vogël. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që tërhiqeshin nga moda, apo gjëra tipike femerore të moshës, Jualba ishte kurioze të mësonte mbi makinat.

“Që në vitet e gjimnazit jam futur kërkimeve për të parë risitë, e reja të makinave, gjë që vajzat nuk janë shumë të interesuara për t’i marrë vesh.”

25-vjecarja i njeh mirë vajrat dhe filtrat e çdo lloji automjeti. Për te arritur këtë i është dashur të bëjë trajnime të ndryshme.

” Zgjodha financën që të isha më e përsfshirë, më e përmbushur, dhe jo vetëm me specifikat e vajrave. Doja një degë më gjithpërfshirë dhe për këtë arsye nuk zgjodha inxhinieri. Unë kam marrë pjesë në cdo trajnim të mundshëm dhe sidomos demostrime. Aty kam mësuar si bëhet ndërrimi i vajit, çfarë duhet ndërruar, si duhet ndërruar.”

Siç thotë Jualba, puna që bën konsiderohet si pune burrash, por kjo nuk e bën të ndihet inferiore ndaj gjinisë tjetër.

“Në fillim kur unë kam nisur, flisja me email, u thoja familjarëve që nëse këta klientë do e dinin që unë jam vajzë nuk do blinin kurrë. Paragjykimi më i madh vjen nga vetvetja. U mundova shumë me veten time që të thyej këto frikërat e mia dhe mentalitetin që kjo është një punë burrash, kjo është një punë që mund ta bëjë çdokush. Suprizohen njerëzit që më shikojnë mua këto dhe jo një burrë që mund të jenë mësuar ta shohin rëndomë.”

Rutina e 25-vjeçares është e lidhur çdo ditë me punën dhe dëshirën për të qenë një biznesmene e suksesshme. Por, Jualba tregon se ka edhe pasione të tjera, që siç i quan ajo, janë më femërore.

” Unë që e vogël i kam rënë pianos. Dhe ky ka qenë një hobi im. Kam piano në shtëpi dhe i bie edhe sot e kësaj dite. E bëj për kënaqësinë time personale, për të përmbushur veten time.”

25-vjeçarja thotë se ka pasur momente në jetë kur eshte ndjerë e pasigurt, por ka gjetur forcë të mos zgjedhë largimin nga vendi.

“Si gjithë të rinjtë edhe unë e kam menduar shumë herë të iki, por ka pasur gjithmonë diçka që më mbante. Unë dua të jem pjesë e kontributit të bërjes së Shqipërisë. Vendi ynë ka shumë potencial dhe mundësi ne thjeshtë duhet të kemi guximin e duhur për t’i kapur ato dhe shfrytëzuar.”

Jualba është një model suksesi ne punë dhe ka nje mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë

“Gjëja kryesore që duhet të bëni në jetë është të punoni shumë me veten dhe të mposhtni frikën”/m.j

Next Post
Arratisja e Ahmetajt, deputetja e PS për heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit: Procedura e ndjekur, njësoj si për të gjithë!

Arratisja e Ahmetajt, deputetja e PS për heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit: Procedura e ndjekur, njësoj si për të gjithë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

May 27, 2026
Kongresmenët amerikanë takojnë studentët dhe opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kongresmenët amerikanë takojnë studentët dhe opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

May 27, 2026
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

May 27, 2026
Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

May 27, 2026
Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

May 27, 2026
Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

May 27, 2026
Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

May 27, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

May 27, 2026
Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In