Vajza qan pasi provon Pepsi për herë të parë
Një vajzë e cila nuk ishte provuar kurrë Pepsi ka shpërthyer në lot teksa provonte pijen e gazuar për herë të parë.
Për shkak të alergjisë ndaj kafeinës, vajza e paidentifikuar e ka kaluar të gjithë jetën e saj pa pirë kafe, apo pije me gaz.
I dashuri i saj Mario ka filmuar momentin emocional, video e së cilës ka arritur të marrë rreth 70 mijë klikime brenda natës në Youtube.
Në fillim vajza qesh kur mban shishen me pepsi dhe më pas thotë : “Dua të qaj ,se di pse”.
“Është e mirë”- ka vazhduar ajo e befasuar pasi e provon.
Por më vonë ka filluar të qajë nga gëzimi ndërkohë që Mario përpiqet ta qetësojë duke i thënë se do i blejë asaj sërish Pepsi.
https://www.youtube.com/watch?v=aUGN6B3Xepo









