• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vajza nga Vlora rrëfen tmerret: Babai na përdhunon, ma thyu shkopin në kokë

by A R
21/08/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas rastit të Dibrës, ku babai monstër ngacmoi seksualisht dhe më pas përdhunoi të bijën 15-vjeçe, një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë e Jetaoshqef.al nga një vajzë, e cila shprehet se ka rënë pre e dhunës fizike dhe seksuale të të atit, ndërsa dyshon se babai i saj është me probleme mendore.

“Kur degjova per ate gocen ne Diber mu kujtuan te gjitha edhe prandaj ju shkruajta. Ka shume njerez te semure e shume goca qe sfolin”, – thotë vajza me inicialet K.M,. e cila shprehet se dhuna e të atit ndaj saj dhe gjithë familjes ka nisur shumë shpejt, kur ajo ishte ende një fëmijë. Edhe pse nuk pinte, që ndoshta mund ta justifikonte veprimin e tij, babai e rrinte me rripin e pantallonave e madje një herë i ka thyer edhe hundën pasi e ka goditur me grusht në sy të së ëmës.

Vajza 22-vjeçe rrëfen se i ati ka tentuar edhe ta përdhunojë, duke i thënë se “do t’i bëjë diçka që do t’i pëlqente”.

Ngjarja përgjithësisht ndodhte natën, në Greqi, ku familja nga Vlora ishte shpërngulur dhe jetonin si emigrantë. Edhe pse nëna e vajzës ishte në shtëpi, babai kishte nisur të hapte llafe se ajo vuante nga kanceri dhe e “helmonte” duke i dhënë ilaçe, të cilat e vinin në gjumë gruan e shtëpisë.

“Ai njeri kish përhap nje lajmsikur mamaja ime ishte me kancer edhe se shume shpejt do vdiste nderkohe qe gjetem nje leter ne dollap me ilace. Ai e helmonte ngadalë ngadal mamane sa qe mamaja gjithmone ishte ne gjume e nuk tundej nate e dite”,- tregon vajza.

Ja çfarë ka thënë ajo gjatë bisedës me gazetarët e “Jetaoshqef.al”:

Ju nga jeni?

Jam nga Vlora po jetoj ne Tiranë me burrin.

A keni bërë denoncim në polici për atë që ju ka ndodhur?

Jo, s’kam bere asnjeher denoncim. Kam shum frik se ndoshta nje dite babai im do kaloj ne depresion se ne ate menyre ka vdek e gjyshja, dmth mamaja e babit kaloj ne depresion u cmend edhe vdiq.

Ndaj tej dhe motrës tuaj, a ka ushtruar dhunë babai?

Poooo shume here. Me shumë mua se motres jo aq shum, se ajo ja kthente po mua me ka bere shume gjera. Gjeja e fundit qe me beri e pas disa javesh ika na shtepia e u martova pa dasem boll qe te ikja, ishte qe gjuante vellain 5 vjec me shpulla te forta e ne koke. Une i bertita c’ben aty a je ne terezi edhe ai sic kish shkopin ne dore ma thjehu 3 her ne koke.

Sa fëmijë jeni ju?

4, dy motra dhe dy vllezer. Une jam me e madhja. Tashme mami ka ik prej atij. Dikur nuk e pranonte fajin, thoshte se un gënjeja, por kur e beri te nejten gje me motren edhe u ballafaquan me gjyshin nga ana e mamit, nderkohe qe mblidhnin rrobat per me u nda, babi tha “ok me te paren e pranoj qe e kam bo po me te dyten jo” vec gacmime shyqyr zotin asgje tjeter.

Përveç dhunës fizike, a ka ushtruar babai juaj dhunë tjetër ndaj jush?

Fizike e psikologjike edhe ato ngacmimet seksuale duke na prek ne vende intime e kur i thoja un e me von motra “o ba cfar ben” pergjigja e tij ishte “shhhh do te pelqej”. Kurse vllait shum her i thosh gay, pederast. Ne nje rast ai e kish kap vllain e kish shtri ne toke edhe i shkelte koken me kem.

Veprimet e turpshme që i ka bërë me ju, vijon t’i bëjë me motrën tuaj?

Po, me mua zgjati gati 1 vit kurse me motren 1,muaj pasi un kam qen e vogel kurse motra 15 edhe i kisha tregu pak gjera keshtu qe ajo diti si te veproj e iku te gjyshrit, aty ku ndodhet tani edhe mamaja. Me motren shkoi direkt ne teme.

Çfarë nënkupton me “shkoi direkt në temë”??

E futi ne banjo gjasme pse ske pastru. E mbylli deren po ajo kur ju afru e shtyu edhe iku … I tha edhe asaj do te bej dicka qe do te plqen.

Ti vijon të mbash kontakte me babain?

Sot e kesaj dite mami jeton larg te prinderit e saj por ai ka ngel vetem. Jam e vetmja qe i flas se me vjen keq se e di ku do kantadiset por nuk rri dot pa e pyetur si je. Fundmja te mit ashtu me mesuan me detyruan ta dua e ta respektoj, kurse sot me kane kthy kurrizin se un dua te di te pakten a eshte mire. Kur edhi ketu ne Tiranë te me takoj me kerkoi falje per cka mka bo e me jan mbush syt me lot. Me tha se nuk eshte mire nga mendja e sa here mendon cka bo urren veten. Nuk e di a duhet ti flas babit qe te shmang naj tragjedi?

Next Post
Shqiptarët në Preshevë kërkojnë reduktimin e forcave të xhandarmërisë

Shqiptarët në Preshevë kërkojnë reduktimin e forcave të xhandarmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In