• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vajza nga Tropoja: Pse e rraha me grushta burri që më ngacmonte me mesazhe

by Java News
07/09/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 28-vjeçare nga Tropoja nuk ka preferuar ndihmën e Policisë, por është përballur vetë me burrin që e përndiqte prej kohësh, duke bërë vetëgjyqësi me ndihmën e një shoku nga Laçi. Ajo, bashkë me shokun e saj, i kanë “zënë pritë” 40-vjeçarit me iniciale M.A., i cili i shkruante vazhdimisht mesazhe në Facebook dhe e kanë rrahur afër Bankës së Shqipërisë, në qendër të Tiranës.

Veç kësaj, i kanë marrë edhe çelësat e makinës tip “Mercedes”, që ende nuk janë gjetur nga Policia. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, por është denoncuar në Komisariatin nr.3 dy ditë më parë nga 40-vjeçari i dëmtuar, i cili në kallëzimin e tij ka përmendur vetëm emrin e vajzës, pasi djalin nuk e ka njohur.

Të njëjtat burime thanë se pak orë pas kallëzimit, është bërë i mundur arrestimi i dy autorëve të ngjarjes, shtetases Blerina Shpata, 28 vjeçe, nga Tropoja dhe 25- vjeçarit nga Laçi, Indrit Feto, të dy banues në Tiranë. Ata janë arrestuar për tri vepra penale të kryera në bashkëpunim, “plagosje e lehtë me dashje”, “vjedhje” dhe “vetëgjyqësi”.

Fillimisht dy të arrestuarit kanë mohuar të jenë autorë të ngjarjes, por ballafaqimi me pamjet e kamerave të sigurisë ka bërë që ata të pranojnë gjithçka. Më tej vajza ka shpjeguar edhe arsyet, që sipas saj e kanë shtyrë të bëjë një veprim të tillë. Burimet thanë se gjatë deklarimeve të saj, ajo është shprehur se shtetasi M.A. kishte disa muaj që e përndiqte, duke i dërguar herë pas here mesazhe në profilin e saj të Facebook- ut.

Mesazhe që, sipas saj, u është përgjigjur negativisht dhe megjithatë ai vazhdonte t’i shkruante. Për këtë arsye, duke mos dashur që kjo histori të marrë përmasa të mëdha, nuk i është drejtuar Policisë për të denoncuar përndjekjen, por ka kërkuar ndihmën e shokut të saj, që t’i tregonte “vendin” 40- vjeçarit.

Madje, gjatë deklarimeve të saj ajo ka tentuar që ta përjashtojë nga përgjegjësia 25- vjeçarin Feto, duke u shprehur se ai thjesht e ka shoqëruar dhe ka qenë vetë vajza që e ka goditur me grushte të dëmtuarin. Ndërsa në lidhje me pretendimet e shtetasit M.A. se dy të rinjtë i kanë vjedhur çelësat e makinës, të arrestuarit janë shprehur se çelësat mund t’i kenë rënë në tokë gjatë konfliktit dhe se ata nuk i kanë marrë asgjë.

ma.me

Next Post
“Skaje” drejtëze që bashkohen në një pikë

Trinija e Shenjtë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In