• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza nga Kurbini prej vitesh mbahet e lidhur me zinxhir, nëna: Po e lëshova mund të dëmtojë veten ose të tjerët

by Java News
24/07/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshatin Zheje të Kurbinit mbahet e lidhur me zinxhirë një 31-vjeçare, që ka lindur me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në ato pak raste që nëna e moshuar e zgjidh, ajo e dhunon. Thotë se është detyruar ta mbajë të lidhur, në kontenier, pasi vajza mund të dëmtojë veten dhe të tjerët.

“E kam bërë nga halli, shpirti po më ther, po s’kam nga t’ia mbaj se del e ikën. Është agresive. Të shkul flokët të tëra ti bën. Kur e laj duhen tre veta ta mbajnë, se ikën prej duarve, egërsohet. Po ta kapin nervat s’ka burrë që ta mbajë. Sa të ikë, ta shtypë makina e mbaj këtu, s’kam ç’të bëj, të vras veten.”, deklaron per abcnews.al nena e moshuar e vajzes.

Nga institucionet veç miratimit të pagesës së kempit, nuk i është dhënë asnjë ndihmë, vetëm sorollatje.

“Isha në Laç para tre vjetësh na kishin çuar në Shkodër kërkova shërbim, por s’më dhanë. Lezha më tha se ka nevojë për shërbim.”

Tregon se dhe Bashkia e Kurbinit ka informacion për gjendjen e rëndë shëndetësore të vajzës.

“E dinë  të gjithë dhe Lezha e di dhe Shkodra se e kanë parë po këtu s’kanë ardhur për ta parë.”

E dorëzuar para syve të mbyllur dhe papërgjegjshmërisë të punonjësve të institucioneve, që mund ta shtronin në një prej spitaleve psikiatrik,  detyrohet të mbajë vajzën të lidhur me zinxhirë.

Veç vajzës 31-vjeçare e sëmurë mendore është dhe vajza tjetër 33 vjeç, por ajo nuk është agresive.

Nëna e 7 fëmijëve ka mbetur e ve tre javë më parë. E vetme me dy vajza të sëmura, jeton në kontenierin, që i ka dhënë kisha, pasi shtëpinë ja ka dëmtuar tërmeti.  I kërkon ndihmë kryeministit, të cilit i ka dhënë e votën.

“I kërkoj Edi Ramës të më bëjë shtëpinë sa më shpejt dhe të më ndihmojë për dy fëmijët e sëmurë, jam shumë, shumë keq.”

I shqetësuar për mbesat është dhe xhaxhai i tyre, që u kthye nga emigracioni për të varrosur të vëllain.

Ky nuk është rasti i parë që mediat konstatojnë persona me sëmundje mendore, jashtë vëmendjes të institucioneve, mbahen të lidhur me zinxhirë nga familjarët. 13 vjet më parë në Maqellarë të Dibrës, babi mbante të lidhura me zinxhirë 2 vajzat./m.j

Next Post
FOTO/ Skandali: Infermieret filmohen në dush e dhomat e zhveshjeve, pamjet mund të kenë përfunduar në faqe pornografike

FOTO/ Skandali: Infermieret filmohen në dush e dhomat e zhveshjeve, pamjet mund të kenë përfunduar në faqe pornografike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In