• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza, mos me krimin!

by
01/03/2023 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetarja Rudina Xhunga foli për masakrën që ndodhi sot në Tiranë, ku një 40-vjeçar qëlloi mbi 6 gra, duke i lënë 3 prej tyre të vdekura dhe 3 të plagosura.

Me komentin e saj gazetarja u drejtohet të gjitha vajzave, të bëhen të zonjat e vetes, të mos zgjedhin kriminelët, se nuk bëhen as të pasura as të famshme, por vetëm të vdekura. Nëse je viktimë e krimit do bëhesh viktimë e tij, thot[ Rudina Xhunga, një nga zërat që ka ngritur zërin ngaherë për gruan në Shqipëri.

“Për pak ditë festojmë 8 Marsin. Sot, në ditën e parë të marsit në Tiranë vdiqën 3 gra dhe ndërkohë luftojnë për jetën dy të tjera. Një burrë 40-vjeçar, që hynte e dilte nga burgu, sot qëlloi mbi 5 gra. Njëra prej të cilave po lufton për jetën është nëna e fëmijëve të tij. I njëjti njeri në 2007-ën ka vrarë gruan e parë duke e qëlluar me thikë në zemër. Është futur në burg dhe ka dalë nga burgu, ka gjetur një grua tjetër. Pra për burra që vrasin gruan, paska gra akoma. Paska gra që duan t’i martojnë, t’i shtojnë, të bëjnë fëmijë me ta, të qëndrojnë me ta, që besojnë tek ata.

Ta quaj naivitet? Nuk e di çfarë emri t’i vë. Por është faj. Dhe ka pasoja. Më vjen keq për gruan mbi të cilën qëlloi burri i saj, por më keq më vjen për motrën e saj që vdiq. Vdiq se motra i solli në familje një psikopat, një mostër. Po ashtu dhe nusja e vëllait të saj. Çfarë faji kishte ajo e mjere qe vdiq sot, pa u bere dot nene?

Në këto anë, gratë po dashurohen shumë shpesh me kriminelët, me krimin, me drogën, me të fortin, me të ligun. Epo kur ushqehesh me Big Brother nuk do këndosh Traviaten. Ushqimi që hamë është mizerje dhe këtë mizerje do prodhojë. Drejtësia në këtë vend nuk është drejtësi. Pse është i lirë ky njeri? Vrau gruan e parë me thike në zemër dhe del nga burgu??? Po këtu drejtësia vonon, kështu që mbase duhet ta shpejtojmë ne duke kthyer në qelinë bosh, njeriun që liroi këtë njeri, njeriun që paguhet të bëjë drejtësi dhe mbolli masakër me këtë vendim. Kush e liroi vrasësin serial ka vendin në burg! Dy janë arsyet e para që analizon kur mëson për një masakër të tillë; drejtësinë e padrejte këtij vendi dhe mungesën e edukimit të vajzave të këtij vendi, që gjithmonë e më shumë i gjen si vitrinë dhe viktima të krimit.

Vajza, mos e bëni këtë kurrë, vetëm vetë mund t’ia dilni! Vrasësi të vret, krimineli të bën kriminele, nuk të bëjnë të pasur, as të bukur, as të famshme. E vetmja që ndryshon jetën tënde je ti, bëhu e zonja e vetes! Këtë ia kam thënë vetes gjithë jetën dhe ia them çdo vajze; bëhu e zonja e vetes!”, tha gazetarja Rudina Xhunga në “Komentin e Ditës” në Dritare TV./ Rudina Xhunga/ 

/e.d

Next Post
Rritet paga minimale/ Zv.ministrja e financave: Në maj, 290 mijë punonjës do të marrin 40 mijë lekë

Rritet paga minimale/ Zv.ministrja e financave: Në maj, 290 mijë punonjës do të marrin 40 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In