• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vajza është sulmuar fizikisht e seksualisht”/ Karamuço flet për vdekjen kenianes në Tiranë: Ngjarja mund të jetë fshehur për shkak të një politikani

by Java News
20/02/2023 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 13 gusht të vitit të shkuar por e bërë publike shumë muaj më vonë, ka tronditur opinionin publik për shkak të vdekjes së mistershme të një vajze keniane në Tiranë. 22-vjeçarja e njohur me emrin Joy, ndërroi jetë pak ditë më parë për shkak të dëmtimeve serioze, ndërsa eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ngre shumë pikëpyetje për ngjarjen e rëndë, që sipas tij duhet të ishin shpjeguar nga Prokuroria.

Për “Top Story”, Karamuço tha se ngjarja është rrethuar me mister dhe ka disa arsye pse mund të jetë fshehur. Duke cituar gazetarët investigativë, ai tha se mund të jetë mbajtur e fshehur për shkak të lidhjes së ngjarjes me një politikan.

“Siç është përmendur nga media, policia ka heshtur, un kam pasur një komunikim më ka thënë që është regjistruar si ngjarje po është bërë publike vetëm në 9 nëntor. Nga 14 gusht-22 shtator kjo çështje nuk e di nga kush është menaxhuar. Këtu ka diçka që fshihet.

Banesa e saj ishte në një situatë kaotike të orendive, dukej që ishte bërë një përplasje e madhe, ajo është sulmuar fizikisht, mbase edhe seksualisht.  Mëngjesin e datës 14 është gjetur e hedhur. Kur shoqet e saj e deklaruan sit ë humbur, ajo ishte në spital në gjendje kome. Që në momentin e parë ka pasur nevojë për ndërhyje të specializuar, megjithëse dhe ambasada nigeriane ka ndërhyrë. Duhet të trajtohen me humanizëm këto raste, për të mos vajtuar në kushtet e racizmit.  Prokuroria duhet të kishte filluar një hetim të veçantë, pse nuk është publikuar.  Nuk mund të punojnë me 20 standarde, nxjerrin një mace që shpëtohet në pemë dhe jo raste kaq të rënda.  Është thënë që për shkak të lidhjeve me një politikan kjo ngjarje mund të jetë fshehur”- tha Karamuço.

Eksperti i kriminalistikës ngriti shqetësimin se pse prokuroria nuk ka ndaluar persona lidhur me ngjarjen e rëndë, edhe pse dukshëm ka shumë prova. Ai tha se mund të kqyren kamerat e sigurisë në zonë apo edhe në kazinonë ku punonte vajza. Eksperti tha se disa prova janë fshehur, si mesazhet në dy aparatet celulare të saj, ndërsa ka prova se në banesë ka pasur edhe persona të tjerë para se ajo të hidhej nga ballkoni.

“Nga ekspertiza mjeko ligjore arrihen shumë prova, edhe nga kamerat e sigurisë së ambasadës turke tea jo zonë. Nuk e di sa është investiguar kush e shoqëronte, krahas provave që mblidhen ne vendin e ngjarjes, celulari me komunikime dhe dëshmitë e tjera të fqinjëve dhe kolegeve.  Të gjitha këto mund të kishin të dyshuar, se di sa prokuroria e ka bërë këtë por ende nuk kemi asnjë ndalim për këtë rast.  Ka disa hetime që i shohim me dy standarde, këto raste që mbahen hermetike. Kush ka hyrë në dhomën e saj më 13 gusht, aty fillojnë të gjitha dhe zgjidhet lëmshi i kësaj historie.  Aparati telefonik janë fshirë të gjitha mesazhet, është gjetur një karikues i këputur në dhomë. Dukej një përleshje fizike aty, dhoma në atë lloj rrëmuje, kështu që dyshimet janë që kanë pasur dy tre persona të tjerë për qëllime nga më të ndryshme, qoftë edhe abuzimit seksuale. Këto janë versione që po i ndjek edhe prokuroria.”- tha Karamuço.
Next Post
Sherri në Kuvend, Spaho: I rashë bilbilit sepse doja të prishja seancën! Kryemadhi: Ushtrohen presione psikologjike…!

Sherri në Kuvend, Spaho: I rashë bilbilit sepse doja të prishja seancën! Kryemadhi: Ushtrohen presione psikologjike...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In