• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Vajza e Ronald Regan kritikon të atin për deklaratat e bëra vite më parë mbi racizmin

by Java News
02/08/2019 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit është gjallëruar debati rreth racizmit, pas komenteve të Presidentit Donald Trump drejtuar disa ligjvënësve me ngjyrë të Kongresit.

Këto ditë tërheq vëmendjen edhe letra e të bijës së ish-Presidentit Ronald Regan, e cila kritikon të atin për disa komente raciste që ai ka bërë shumë dekada më parë.

Ajo ka kërkuar falje për qëndrimet raciste të babait të saj. Patti Davis tha në një opinion të sajin të publikuar të enjten në gazetën Uashington Post se nuk e kishte menduar kurrë që do të dëgjonte një inçizim, ku babai i saj i përshkruante si majmunë delegatët me ngjyrë në Kombet e Bashkuara, thjesht sepse vota e tyre i kishte zemëruar.

Vendimi i anëtarëve të delegacionit të Tanzanisë për të votuar pro njohjes së Republikës Popullore të Kinës në vitin 1971, e kishte zemëruar guvernatorin e Kalifornisë Ronald Reagan, i cili më vonë do të bëhej president.

Menjëherë pas votimit në Kombet e Bashkuara, zoti Reagan i telefonoi Presidentit të atëhershëm, Richard Nixon.

Në bisedë ai kishte fyer rëndë delegacionin e shtetit afrikan.

“Të shohësh ata, majmunët nga vendet afrikane, dreqi ta hajë, ata ende nuk dinë të mbathin këpucë”, kishte thënë guvernatori Reagan.

Biseda ishte regjistruar nga presidenti Nixon.

Incizimi audio shoqëronte një shkrim për të njëjtën temë të publikuar të mërkurën në faqen e internetit The Atlantic.

Kur pa artikullin, vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, nuk u besoi syve. Fillimisht ajo dyshonte se materialit i ishte shtrembëruar përmbajtja. Por ajo tha se mbeti e shtangur kur dëgjoi përmbajtjen.

Një ditë më pas, ajo reagoi për veprimin e të atit me një shkrim që botoi në gazetën Uashington Post, ku kërkonte falje publike.

“Nuk ka mbrojtje, as arsyetim ose sqarim për atë që babi im thotë në bisedën telefonike”, shkruan Davis.

“Fjalët që ai përdor në bisedën me presidentin Nixon, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse të shëmtuara”, shkruan ajo.(tch)/l.m

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com