• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vajza e Malcolm X kritikon Trumpin

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Trump thotë ‘Të mos i pranojmë myslimanët’. Mesazhet e tij janë shumë shqetësuese”, tha Malaak Shabazz

NEW YORK – Malaak Shabazz, vajza e aktivistit mysliman në SHBA, Malcolm X, duke i vlerësuar si të tmerrshme fjalët e kandidatit Republikan për president Donald Trump kundër emigrantëve dhe myslimanëve, tha se “Trumpi nuk duhet të bëhet president i SHBA-ve”.

Malcolm X, aktivisti mysliman i cili është simbol i luftës kundër racizmit në SHBA, po përkujtohet me ceremoninë “Shabazz Center” e cila ndodhet në lagjen Harlem të New York-ut me rastin e 91-vjetorit të lindjes së tij.

Duke iu përgjigjur në ceremoni pyetjeve të gazetarit të AA-së, Shabazz dha vlerësime në lidhje me problemet e komunitetit mysliman me ngjyrë në SHBA dhe debatet rreth zgjedhjeve presidenciale.

Ajo tha se përpjekja e babait të saj nuk ka qenë për ngjyrë dhe racë, por për të drejtat njerëzore. Shabazz u shpreh se në botë ka përpjekje të ngjashme që kanë për qëllim që brezit të ri t’ia përçojnë këtë kulturë duke e rigjallëruar kujtimin e Malcom X-it.

Shabazz tha se në SHBA organizohen fushata të rëndësishme që të sigurohet arsim veçanërisht për fëmijët e gjinisë femërore të komunitetit musliman, duke shtuar se “Në lidhje me këtë, babi im ka një fjalë shumë me rëndësi: ‘Nëse arsimon një djalë, e ke arsimuar një person. Nëse arsimon një vajzë, e ke arsimuar tërë shtetin.’ Nuk duhet harruar roli i grave në edukimin e njerëzve”.

Në lidhje me islamofobinë dhe ligjet diskriminuese në SHBA, Shabazz theksoi se personalisht nuk e mban mbulesën islame, porse, megjithatë, i mbron të drejtat e grave muslimane që kanë zgjedhur ta mbajnë atë.

“Askush nuk duhet ndërhyrë në mbulesën e grave. Askush nuk duhet të jetë viktimë e diskriminimit për shkak të mbulesës. Askush nuk duhet zbritur nga aeroplani vetëm pse flet arabisht. Ata që flasin hebraisht nuk zbriten. Kam vështirësi ta kuptoj pse zbriten ata që flasin arabisht”, tha ajo.

Duke rikujtuar se ky shekull është shekulli i tolerancës fetare, Shabazz theksoi se gjithsecili duhet të sillet në pajtueshmëri me këtë.

ma.me

Next Post

Erdhi vera apo po bie shi?! Shihni se ç'bëhet në autobuzin e kryeqytetit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In