• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vajza e kishte shok klase”, Hervin Çuli tregon si nisi sherri që i mori jetën Martinit: Viktima ka qenë tek dera e shkollës, kur…

by S T
22/11/2024 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhet e dhëna sot në protestën për vrasjen e Martin Canit, 14-vjeçari që humbi jetën vetëm pak ditë më parë pasi u sulmua nga një bashkëmoshatar tronditën opinionin.

Ishte mesazhi i prindërve të tij dhe situata e krijuar me pjesëmarrjen e tezes të të ndjerit në protestë, e cila më pas humbi dhe ndjenjat, ato që përlotën njerëzit.

Aktori Hervin Çuli, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” u shpreh se ishte sot pjesë e protestës, e cila sipas tij u bë pis nga mesazhe politike të folësve në fund.

Ai u shpreh se bija e tij ishte shoqe klase me viktimën, duke theksuar tronditjen e saj dhe të shokëve të klasës së Martinit.

“Isha i pranishëm në një pjesë të protestës, kur degjeneroi në mesazhe politike u largova. Mendoj se ka ardhur koha për protesta masive paqësore, nuk ka nevojë të jepen mesazhe politike.

Vajza ime shoqe klase me Martinin. Momentet e para kur erdhi në shtëpi nuk e kuptova, nuk e dinte që kishte ndërruar jetë, ishte e tronditur dhe tha një shokun tim e kanë goditur.

Nuk ia vara shumë por më vonë kuptova që kisha bërë gabim dhe kuptova tronditjen e saj dhe shokëve të saj. Kuptova sa shumë e donin atë djalë.

Të jesh prind qenka gjë e vështirë, diçka tjetër nga ajo që mendojmë ne në thjeshtësinë e përditshme.

Është e vështir të jesh sot prind në botë, aq më tepër në Shqipëri.

Protesta sot u bë pis nga ata që folën e dhanë mesazhe politike”, tha ai.

Çuli tregon edhe momentin ku ka nisur konflikti, të cilën ia ka rrëfyer e bija.

“Sot më rrëfeu se gjithçka ka ndodhur për një shikim. Viktima ka qenë tek dera e shkollës, ia ka rrëfyer vetë vajzës.

Autori ka qenë në një lokal, kanë parë në sy, Martini i ka thënë që e kishte inatin me një ndeshje të humbur një ditë më parë dhe ka sharë nën dhëmbë por nuk e ka pasur me autorin. Aty pastaj janë konfliktuar.

Të hënën Martini më pas ka shkuar në klasë dhe e ka diskutuar me shokët, por askush nuk e ka pritur që situata të shkojë deri këtu. Ka pasur drogim ose paramendim, që mendoj se paramendimi është më i frikshëm”, tha ai.

Next Post
Elisa e Çudirave

E theri Doktori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In