• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

by A R
02/01/2026 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që besohet se po përgatitet si pasardhëse e tij, u shfaq për herë të parë publikisht duke vizituar mausoleumin shtetëror Kumsusan, për të nderuar udhëheqësit e mëparshëm.

Fotot nga agjencia shtetërore KCNA treguan Kim Jong-unin, gruan e tij Ri Sol-ju dhe zyrtarë të lartë pranë Ju-ae, e cila qëndronte midis prindërve në sallën kryesore të Pallatit të Diellit Kumsusan. Lideri koreanoverior viziton këtë mausoleum për të nderuar gjyshin e tij, themeluesin Kim Il-sung, dhe babain Kim Jong-il, në ditë të rëndësishme dhe përvjetore shtetërore.

Kim Ju-ae është shfaqur gjithnjë e më shumë para publikut gjatë tre viteve të fundit, duke nxitur spekulime nga analistët dhe agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut, se ajo mund të jetë pasardhësja e mundshme e dinastisë. Eksperti Cheong Seong-chang tha se vizita e saj në mausoleum është një lëvizje e kujdesshme nga babai, përpara kongresit të ardhshëm të partisë, ku fakti se do jetë pasardhëse, mund të bëhet dhe zyrtare.

Sipas Hong Min, ekspert i Koresë së Veriut, shteti po përpiqet të tregojë një imazh të familjes së qëndrueshme, duke shfaqur gruan dhe vajzën pranë Kim Jong-un në evente publike. Megjithatë, fëmijët e tjerë të Kim-it lënë vend për të mos marrë vendime të nxituara për Ju-ae si pasardhëse. Ekspertët thonë se është e pamundur të emërohet publikisht Kim Ju-ae si pasardhëse, e cila besohet se sapo ka mbushur 13 vjeçe. Ajo nuk ka moshën e duhur për t’u bërë anëtare e partisë në pushtet.

Kim Ju-ae mori pjesë këtë vit në festimet e Vitit të Ri dhe në shtator udhëtoi për herë të parë jashtë vendit në Pekin me babanë. Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar kurrë moshën e saj.

Analistët thonë se shfaqja publike e saj ka për qëllim të tregojë vazhdimësinë e dinastisë familjare dhe stabilitetin e udhëheqjes. Ajo si pasardhëse mund të bëhet zyrtarisht vetëm kur të arrijë moshën dhe statusin e nevojshëm brenda partisë. /The Guardian/

Next Post
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In