Ka mjaftuar vetëm një vit, që vajza 22-vjeçare e Ema Andreas të pësojë transformim total në pamje. Pasi hoqi kilogramët e tepërta dhe ndryshoi stilin e veshjes, Sara Kapo na befason sërish.
E përfshirë në fushatën për të ndihmuar fëmijët me kancer, ajo ka ofruar si dhuratë flokët e saj për t’u ardhur në ndihmë atyre. Pas ndryshimit të madh, ka realizuar dhe një set fotosh artistike, në një prej të cilave ka ekspozuar gjoksin, që duket se është pika e fortë e fizikut të saj.
Sara ndjek studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe nuk merret me art, por i pëlqen të eksperimentojë me foto artistike.