• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vajza diçka di…”, avokati i kushërinjve Mollaj: Deklarimet e Pajollarit kanë ndryshime thelbësore!

by A R
17/10/2022 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas njohjes së masës së sigurisë ”Arrest me burg” për Martina Pajollarin dhënë sot nga Gjykata e Korçës ka ardhur edhe reagimi i avokatit të kushërinjve Valter e Edlir Mollaj, Nevzat Tarelli, i cili ka kërkuar pranë Gjykatës sigurimin e dëshmisë së 18-vjeçares.

Sipas avokatit, 18-vjeçarja nga fshati Marjan ka dëshmi kontradiktore që përplasen me njëra-tjetrën. Këto dëshmi sipas avokatit mund të kenë ardhur edhe nga influencime të ndryshme.

Duke lënë për të kuptuar se dëshmitë që përplasen me njëra-tjetrën nuk e ndihmojnë hetimin e çështjes për këtë arsye avokati i kushërinjve Mollaj ka kërkuar sigurimin e dëshmisë së vajzës, e cila për policinë akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarje.

Pyetje: Sapo thatë që ka ndikime të tjera, për çfarë ndikimesh flisni?

Nevzat Tarelli: Flas për mënyrën si gjenden në dosje dëshmi të cilat çuditërisht kanë një rrjedhë jo normale. Nëse në fillim është hedhur një pistë nga vetë Martina dhe jepet një internal lëvizjeje, jepet një pistë tjetër, në momentin që kjo pistë është verifikuar dhe nuk ka rezultuar asgjë konkrete këtë e them nga provat që ka dosja, atëherë vajza ndërron një pistë tjetër. Pas marrjes së dëshmisë së vajzës arrihet t’i merret po bariut i cili ndodhet i arrestuar, e njëjta pistë e dytë. Kjo flet shumë për një hetim. Nuk ka mundësi që dy persona të ndryshëm që japin një herë një variant të gënjeshtërt përsëri të përsërisin një gënjeshtër tjetër, por në një version të ri.

Pyetje: Po thua që u është diktuar kjo gjë?

Nevzat Tarelli: Këtë nuk mund ta konfirmoj që u është diktuar, por unë them që është e influencuar. Se nga kush, kjo ngelet për t’u parë. Kjo ka qenë shkaku që unë kam kërkuar sigurimin e provës në mënyrë që nesër vajza mund të jepte një version tjetër apo mund të zhdukej si në rastet e tjera që kam pasur që kanë dhënë dëshmi të cilat logjikisht nuk janë konfirmuar dhe më pas personi që ka dhënë atë dëshmi fajësuese nuk është gjendur më. Kjo më ka bërë që të veproj në këtë mënyrë. Më vjen keq që nëse kërkesa ime do të jetë bërë shkak për arrestimin e vajzës për këto motive. Unë dyshoj në këtë pjesë.

Pyetje: Vajza a është pjesë e kësaj vrasjeje?

Nevzat Tarelli: Nuk mund ta them, por mua më krijon përshtypjen që vajza diçka di. Nga komunikimet që janë ose nga mënyra se si serviret ngjarja unë dyshoj që vajza diçka di, por unë nuk besoj kurrë që vajza është pjesë e marrjes pjesë në krim, të paktën nga këto të dhëna të deritanishme. Jeni gazetarë dhe keni marrë intervista të vajzës. Nëse shohim me kujdes dëshminë e parë, deklarimin e parë të servirur nga vajza. Me deklarimin e dytë të vajzës kanë ndryshime thelbësore, të cilat në mënyrë po nga e njëjta vajzë, në mënyrë të lirë para mediave janë hedhur poshtë dhe thotë që mua më janë diktuar. Kjo ka qenë arsyeja që kam kërkuar sigurimin e provës. Pra le të sigurohet në gjykatë dëshmia e saj sepse jashtë mund të jetë objekt i ndikimeve dhe influencave nga më të çuditshme. Nuk po them as presion. Nuk e them dot këtë sepse nuk e kam informacion. Ama mënyra si një njeri servir versione të ndryshme, njëherë një version, njëherë një tjetër dhe para mediave, të bën logjikshëm të kuptosh se ajo minimalisht ose fsheh, ose është në influencën e personave të tjerë. Për të eliminuar këtë situatë dhe për të shkuar tek një hetim korrekt, për të zbardhur realisht të vërtetën dhe jo për të thënë që gjetëm një autor tani dhe hajde të merremi për t’i gjetur provat e tij, unë nuk i përkas këtij formimi.

/a.r

Next Post
Protesta përçan pedagogët! Kaos në Tiranë dhe rrethe, mësimi zhvillohet normalisht në Korçë e Vlorë

Protesta përçan pedagogët! Kaos në Tiranë dhe rrethe, mësimi zhvillohet normalisht në Korçë e Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In