• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza 7-vjeçare i preku të gjithë me letrën për Ramën, Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për të  

by A R
28/07/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikaela, një vajzë 7-vjeçare, vendosi dy ditë më parë që t’i shkruajë një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregonte vështirësitë ekonomike që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin, si dhe nevojën për të pasur një shtëpi të tyren që të mos enden rrugëve të Tiranës.

 Por, sot Mikaela ka marrë një lajm të mrekullueshëm nga Bashkia e Tiranës, e cila përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale ka përgatitur dokumentet për përfitimin e bonusit të qerasë në masën 100%, si dhe i ka siguruar pagesën e 3 muajve (korrik-gusht-shtator) nga një organizate partnere. Po ashtu, nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo ajo të bëhet mirë.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka bërë rivlerësimin e detajuar të nevojave të familjes Memushi, vlerësimin e kushteve fizike të shtëpisë dhe listimin e nevojave për mobilimin e saj, si dhe ka mundësuar sigurimin e medikamenteve falas për znj. Burbuqe, e cila është e sëmurë dhe e operuar.

Në ditët në vijim, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale që po trajton rastin, do të plotësojë nevojat e familjes me pako ushqimore për 3 muaj, pajisjen me dyshekë, çarçafë, batanije, jastëkë.

Për t‘i dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe problemit 5-vjeçar të strehimit të kësaj familje e cila jetonte me qira, do të mundësohet plotësimi i dokumentacionit të munguar për aplikim tek programet sociale që ka Bashkia e Tiranës, si dhe do të shihet mundësia për mbulimin e pagesave, debitorë kundrejt OSHEE, në vlerën 11960 lek të reja dhe debia në UKT në vlerën 4200 lek të reja./a.m.

Next Post
PARADOKSI/ LSI sot kërkon largimin e Mezinit nga Këshilli Bashkiak, por dje çonte shkresë për emërimin e saj

PARADOKSI/ LSI sot kërkon largimin e Mezinit nga Këshilli Bashkiak, por dje çonte shkresë për emërimin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com