Një çift nga Brazili zbuloi një të vërtetë të rëndë duke parë vizatimet e vajzës 5-vjeçare. Ata vunë re diçka të pazakontë në to.
Vizatimet u dërguan te një psikolog që zbuloi se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një prift.
Abuzuesi është Joao de Silva, 54-vjeçar.
Thuhet se ai e ka pranuar akuzën pasi babai i zemëruar i vajzës ishte ballafaquar me të në qytetin e Monte Claros në Brazil.
Prindërit e vajzës gjetën skicat pasi vajza e tyre refuzonte që të shkonte në shkollë.
Ajo ishte aq e shqetësuar sa që ata u detyruan ta dërgonin vajzën te një psikolog i fëmijëve.
Fshehur në mesin e librave të saj kanë gjetur vizatime nga vajza e tyre të cilat shfaqnin abuzimin seksual./express/a.k