• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vajtimi rrëqethës i nënës së Vera Myrtajt: Mami nuk qan, është e lumtur sepse ti do të qëndrosh e lumtur

by Java News
01/12/2022 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zemra ime, bija ime, mami nuk po qan, do që ti të jesh e lumtur ”. Janë fjalët që ulërinte drejt qiellit mëngjesin e së mërkurës nëna e Vera Myrtajt, teksa iu dha lamtumira e fundit. “Mami nuk qan, është e lumtur sepse ti do të qëndrosh e lumtur, shpirti im”, vijoi të vajtonte në shqip gjatë gjithë kohën nëna, ndërkohë që vajza e saj 37-vjeçare varrosej.

Pas ceremonisë private, arkivoli i Verës në varrimin e së cilës morën pjesë me qindra persona, u fut në dhe nga vëllezërit e saj dhe meshkujt e tjerë të familjes. Gratë, që kishin rrethuar të bijat e 37-vjeçares, morën dhe nga toka dhe e hodhën mbi arkivolin e saj, ndërsa nëna e 37-vjeçares vajtonte.

Siç shkruan e përditshmja Corriere della Sera, në varrimin e shqiptares kishte edhe shumë të rinj. Ishin shokët e shoqet e klasës së të bijave, ashtu sikurse mësueset e tyre.

Ishte pikërisht vajza e madhe 15-vjeçare, e cila gjeti trupin e pajetë të së ëmës pasi u rikthye në shtëpi rreth orës 22:00. Vera u vra të dielën e 20 Nëntorit, për shkak të xhelozisë së sëmurë të ish-bashkëshortit, po shqiptar, 41-vjeçari Viron Karrabolaj, i cili nuk arriti kurrë që të pranonte idenë se nëna e vajzave të tij kishte rinisur një jetë të re me dikë tjetër, pasi arriti që pas shumë vitesh të largohej nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.

Bashkë me Verën i vrarë mbeti edhe partneri me të cilin jetonte prej më shumë se 1 viti, 23-vjeçari Flonino Mërkuri, i cili u godit disa herë me thikë në garazhin e shtëpisë ku jetonte çifti, në Spinea të Venecias.

Më pas 41-vjeçari i dha fund jetës në kapanonin e Chirignago ku punonte. Corriere Della Sera përcjell edhe dëshmitë e mikeshave të 37-vjeçares.

“E dimë mirë çfarë ka hequr Vera. Askush nuk e merr me mendja sa vuajtje, sa dhunë i është dashur të durojë, duke u përpjekur që të gjente zgjidhjen më të mirë për vajzat. Ato ishin e gjithë jeta e saj, jetonte vetëm për to”, rrëfejnë ato.

/s.f

Next Post
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë avokatja Denisa Daka, reagojnë miqtë dhe të njohurit

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë avokatja Denisa Daka, reagojnë miqtë dhe të njohurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In