• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajtimi patriotik i hallexhinjve me drejtësinë në Shqipëri

by Mero Baze
21/07/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Eshtë shumë interesant fakti, që pas thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, më i qetë është Ramush Haradinaj, se sa Sali Berisha dhe Ilir Meta. Haradinaj mbajti një konferencë për shtyp, dha dorëheqje dhe iku në shtpi, ashtu siç bëri dhe më 2004, kur dosjen e përgatitur nga Jamarbër Malltezi me Lulzim Bashën, e ruaj ende në inboxin e email-it nga prilli i vitit 2003, dërguar prej Jamarbërit nga Prishtina.

Në Tiranë, Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë nisë kujës, duke shpikur një skenar ndërkombëtar kundër Haradinajt. Dhe në qendër të këtij skenari, në vend që të ishte ndonjë hall i Ramushit, janë gjithë hallet e tyre.

Biles kryehalli i tyre, përballja me drejtësinë.

Ashtu si në Shqipëri, këta dy personazhe akuzojnë ndërkombëtarët, se po bëjnë një reformë në drejtësi për të goditur Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe t’i hapin rrugë Edi Ramës si “agjent i Sorosit”, edhe në rastin e Ramushit, kanë barazuar Gjykatën e Hagës me gjykatat e Xhin Xhonit dhe kanë shpikur që Ramushin po e thërrasin në Hagë, jo se ka ndonjë gjë në dosjet e tij, por se duan ta heqin nga kryeministër dhe t’i hapin rrugë Hashim Thaçit dhe të tjerëve, pasi Ramushi është kundër projektit amerikan për marrëveshjen Serbi- Kosovë.

Në fakt, i vetmi kryeministër i Kosovës që ka firmosur një korrigjim kufiri dhe i ka dhënë Malit të Zi dhe livadhet e të parëve të vet, është Ramush Haradinaj, por mirë ka bërë, se ajo që ka fituar Kosova është një aleancë e fortë me fqinjin e saj perëndimor, dhe Ramushi mbeti kryeministër deri më sot.

Aksush nuk i tha tradhtar për atë që bëri, përveç Vetëvendosjes. Por kjo është temë tjetër.

Ajo që dua të them, është se hallexhinjtë me drejtësinë në Shqipëri, po e shikojnë rastin “Haradinaj”, si një rast për të qarë hallin e tyre dhe për të shfryrë ndaj Perëndimit, që komandon drejtësinë sipas interesave politike.

Akuza të tilla ndaj Perëndimit, as Enver Hoxha nuk ka guxuar të bëjë në këtë nivel ordiner, dhe që në fakt, pasqyrojnë më shumë makthet e tyre, se sa hallin e Hardinajt.

Haradinaj është i qetë, se ka qenë dy herë në Hagë, dhe ka mundur të dalë i pafajshëm. Ky është një krye-argument që Gjykata e Hagës, është një gjykatë e drejtë, pasi po të isht siç thotë Sali Berisha e Ilir Meta, s’kishin pse e lëshonin dy herët e tjera. Biles kjo është e vetmja histori krenare që ka Ramush Haradinaj si politikan dhe ish- epror i UÇK, pasi historia e tij e mëpasme si kryeministër është një histori që nuk është dita ta kujtojmë, por as dita ta harrojmë, apo ta parafusim me patriotizëm një histori qeverisje nepotike, klanore, banditeske, korruptive dhe pse jo, primitive.

Të vetmit që duan të bëjnë politikë me çështjen e Hardinajt sot, janë dy njerëz në Shqipëri që po përgatiten të quajnë me motive politike, ndëshkimin e mundshëm të tyre nga drejtësia. Biles mundësisht ta quajnë dhe heroike, si Allende.

Për këtë punë u duhet jo vetëm Ramushi si viktimë politike dhe konspirative e Hagës, por dhe Ramushi patriot, që deri tani i ka shitur vetëm livadhet e Çakorit, Malit të Zi, por s’ka lejuar të bëhen pazare të tjera.

Kjo qasje fyese për Ramush Hardinaj nga dy personazhe që vetëm një muaj më parë ishin duke futur Shqipërinë në luftë vëllavrasje, duke përdorur dhe skenarin që Ramushi do t’u dërgonte ushtarë për luftë në Tiranë, në fakt ka të bëjë jo vetëm me makthet e tyre nga drejtësia, por dhe me mënyrën se si ata e kanë përdorur drejtësinë, kur ishin në pushtet.

Për ta drejtësia ka qenë një armë për të goditur kundërshtarët dhe për të bërë politikë, ka qenë një mburojë për të mos dënuar Fatmir Mediun, që varrosi 26 vetë në bzinesin ilegal të djalit të Sali Berishës, ka qenë mburojë për të mos ndëshkuar Lulzim Bashën, mburojë për të mos ngritur padi ndaj Argitës si seksere dhe Sali Berishës, që krekosej që vrau katër qytetarë në bulevard.

Tani që ata nuk e kanë më nën kontroll drejtësinë, nuk dinë kujt t’i qajnë hallin, dhe “ra ky morti i Ramushit dhe u pa halli i tyre”. Halli i tyre është se si të bindin shqiptarët, që drejtësinë në Shqipëri po e komandon SHBA dhe Brukseli, dhe nëse ajo dënon Sali Berishën apo Ilir Metën, është një komplot ndërkombëtar, pasi duan të godasin dy patriotë dhe burra shteti. Si po dënojnë Ramushin, thonë ata me këtë rast. A thua se Ramushi u ka borxh ta bëjnë me zor dhe armik të SHBA e Perëndimit, meqë ata e kanë këtë hall.

Next Post
Zjarr i madh në Greqi, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje

Zjarr i madh në Greqi, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In