• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vajmedet për masat tona kundër terrorizmit

by A R
23/11/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Fillimisht frikë, pastaj habi e në fund lumë sharjesh. Kjo qe ajo që shkaktoi publikimi i disa fotove ku tregoheshin nja 4-5 makina të mbushura me njerëz të mbuluar me carcafë të zinj, burka, si krushqi talebane që po shkonin të merrnin nusen. Në pikun e panikut, pas akteve terroriste në Francë, Belgjikë, Egjipt…, dhe kur në Tiranë policia është armatosur dhe patrullon me Kallshnikovë nëpër rrugë, një bicim këngëtareje do regjistronte një videoklip, pikërisht me një kope njerëzish të veshur me burka. Fshati digjet …..i thonë kësaj, por nejse, nuk është faji i saj. Ajo s’besoj se ka dëgjuar, lexuar, apo parë ndonjë gjë nga këto që kanë ndodhur e po ndodhin, ndaj shkruante më pas “relax people, është thjeshtë një videoklip”. Reagimi i publikut në atë mënyrë ishte mëse i justifikuar pasi po terrorizohet, më shumë nga paniku sesa nga ajo që realisht mund të ndodhë. Problemi qëndron tek policia, që thotë: Po neve pse nuk na njoftoni. Unë dua të bëj disa pyetje:

-A mos vallë duhej të merrte leje në polici kjo këngëtarja për një gjë të tillë?

-A është shkelje e rregullores së qarkullimit rrugor që njerëzit të hipin sipër kabinës së makinës, qofshin me burka, pa burka apo edhe pa brekë fare?

– Si ka mundësi që makinat e mbushura me njerëz në këtë fare feje kalojnë në një rrugë, siç është unaza e re që të shpie në TEG, ku ka të paktën dy patrulla policie me nga 2 policë që mbajnë nga dy blloqe gjobash në duar dhe që nuk të falin po e tejkalove shpejtësine edhe 3 km(apo këta janë vetëm për gjoba dhe s’u punon radioja për ndonjë punë tjetër)?

-Po sikur, p.sh Noizit, ti shkrepet të bëjë një videoklip me Rambo në sheshin Skenderbej dhe të dale aty më bomba e mitraloz, t’u vërë flakën ca makinave e të thotë: Relax people, mos kini frikë, është thjeshtë për t’ju futur frikën.

-Po sikur dikujt t’i shkrepë në mendje edhe të ngarkojë vertet një makinë me kamikazë e armë, shoqëruar nga një kameraman, dhe të rrethojë TEG-un e të marrë nja 2000 njerëz peng, e pastaj e t’u thotë atyre dhe policisë bashkë: Relax people, thjesht po bëjmë një video me bum-bum?

E fundit: Unë nuk besoj realisht se ISIS ka ndonjë plan të bëjë ndonjë hata këtu, pasi përveçse u kemi dërguar ca bazhibozukë, s’i kemi bëri ndonjë të keqe. Por gjithesesi, nëse ndonjë hajvani këtu(ka sa të duash për hir të së vërtetës)do t’i teket ta bëjë, këtu e bën kur të dojë, pasi ne me masa kuptojmë t’u japim nga një kallash policëve në krah dhe atij që vë bombëm t’i themi: Puna marë, a u lodhe or ti?

Next Post

Shpallet gënjeshtari më i madh në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In