• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Vaçes nuk i lejohej të qarkullonte vetëm në Moskë…”

by A R
07/11/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, kantautori Kujtim Prodani, djali i këngëtares Anida Take dhe Agim Prodanit, gjeti në kujtimet e vjetra të shtëpisë një fotografi që ishte e rrallë edhe për atë vetë: nëna e tij, në moshë të re, vetëm 22 vjeçe, pozonte në fotografi me këngëtaren Vaçe Zela, disa vite më e re se shoqja e saj, vetëm 16 vjeçe.

“Anida Take dhe Vaçe Zela“Shikoni çfarë gjeta…”, shkruante Kujtimi në rrjetet sociale, ndërsa ne kërkuam që të dinim më shumë për këto kujtime të rralla të dy zonjave që nuk jetojnë më, por që kanë ndriçuar për vite të tëra skenën e këngës shqiptare. Në këto kohë kur është shkrepur fotografia, karriera e të dyjave (Anidës pak më herët) sapo kishte filluar. Të dyja udhëtonin nëpër koncerte që zhvilloheshin jashtë shtetit dhe fotografia në fjalë i ka gjetur në Moskë.

Kujtimi na tregon se çfarë i ka treguar e ëma kur i fliste për koleget, konkretisht për këtë fotografi…”Nuk kujtoj që Anida të ketë qenë mikeshë me Vaçen, kanë qenë vetëm kolege dhe kanë pasur shoqërinë e mirë që mund të kishin dy kolege. Më ka treguar se në këtë rast, kur kishin udhëtuar në Moskë, Vaçes nuk i lejohej që të dilte vetëm në qytet sepse ishte në moshë shumë të vogël, vetëm 16 vjeçe, prandaj Anida kishte dalë me të për ta shoqëruar. Nga ana tjetër, mund të them se bashkëpunimet më të shumta Vaçja i ka pasur me tim at. Ai e çmonte shumë profesionalisht, por vlerësonte sidomos inteligjencën e saj, aq të domosdoshme për një artiste për të qenë e kompletuar, siç ishte Vaçe Zela.

Udhëtimi drejt Moskës nuk ka qenë i vetmi për to. Kanë udhëtuar shpesh edhe me Estradën e Tiranës”, kujton Kujtimi, gjithnjë i prekur kur flitet për të ëmën, Anida Taken, zërin e bukur të këngës shqipe.

Ndërsa ajo vetë, në intervistat që ka dhënë dikur, për marrëdhënien e saj me kolegët, është shprehur: “Marrëdhëniet e mia me kolegët kanë qenë shumë të mira, madje do të thosha më shumë se të mira. Në atë kohë, duke qenë se ishim shumë pak këngëtarë dhe krijues, qëndronim shumë më afër njëri-tjetrit. Unë kam pasur partnere dhe partnerë në skenë, me të cilët ruaj kujtime shumë të bukura. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më, por unë i kujtoj akoma me respekt. Kujtoj me respekt edhe ata që jetojnë dhe kur mblidhemi nëpër festa të ndryshme, kujtojmë me shumë nostalgji periudhën që kemi kaluar bashkë, si dhe arritjet dhe zhgënjimet në fushën e muzikës.
Në kohën kur unë nisa rrugën e këngës, kishte pak këngëtarë dhe kompozitorë në Shqipëri. Në atë kohë ishte një bërthamë e vogël këngëtarësh dhe kompozitorësh, që kishin studiuar jashtë Shqipërisë, si në Austri dhe në Itali. Unë i përkas atij brezi, që dolëm si luledelet, që dalin pas një shiu në pranverë. Ashtu filluam të dalim edhe ne, katër apo pesë këngëtarë, ku më pas vitet bënë që të dalin qindra e qindra këngëtarë, të cilët debutuan dhe vazhdojnë të debutojnë me shumë dinjitet brenda dhe jashtë Shqipërisë”, ka thënë Take.

MOMENTI MË PREKËS NË KARRIERËN E TAKËS, GJATË TURNEVE

Ajo nuk e harroi asnjëherë momentin e dhimbshëm që ka përjetuar gjatë karrierës së saj artistike, pikërisht kur ka qenë në turne. Siç e ka treguar vetë, lotët nuk janë përmbajtur kur ka kënduar këngën e nënës: “Ky çast prekës më kujtohet edhe tani dhe lidhet me periudhën kur më kishte vdekur nëna ime. Për ta larguar dhimbjen dhe për të qëndruar larg zakoneve, unë isha larguar posaçërisht nga Shqipëria për një turne në Europë. Pasi qëndrova më shumë se tri javë larg Shqipërisë, më bëjnë një telefon dhe më ftojnë për të marrë pjesë në Festivalin e Pranverës. Në këtë festival unë do të merrja pjesë si e ftuar. Erdha dhe këndova pikërisht këngën e nënës, ngaqë në atë kohë ne ishim në prag të festës së 8 Marsit. Teksa këndoja këtë këngë, befas m’u kujtua nëna ime, që kishte dy javë që kishte vdekur. Nisur nga kjo, unë u mallëngjeva shumë, saqë shpërtheva në lot. M’u trash edhe zëri dhe nisur nga kjo, i kërkova falje spektatorit, që kishte mbushur sallën. Më pas mora frymë thellë, e përsërita këngën dhe papritur pashë që edhe spektatorët, të prekur thellë dhe të emocionuar nga ajo që më ndodhi mua, shpërthyen në duartrokitje të zjarrta. Në ato momente mua m’u duk sikur e pata të gjallë nënën time”. /b.d

Next Post
Prova të reja kundër kryeprokurorit kosovar

Prova të reja kundër kryeprokurorit kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk po dështon Republika e Kosovës, por qeveria Kurti”, Haziri: Serbia, faktor destabilizimi! Armët…

“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

June 25, 2026
Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

June 25, 2026
“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

June 25, 2026
“Basha i paaftë, dëmtoi PD”/ Baçi: Non grata e Berishës u lobua nga Rama, ja si u faktua

Deputeti i PD, Baçi: Monopolet, korrupsioni dhe burokracia mbeten shqetësim për biznesin

June 25, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Rama në Poloni për ‘Rindërtimin e Ukrainës’, takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

June 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

June 25, 2026
Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

June 25, 2026
Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

June 25, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

June 25, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In