• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vabbing”, metoda e çuditshme e aplikimit të lëngut vaginal si parfum alarmon mjekët

by A R
12/08/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët kanë ngritur alarmin mbi  një trend të ri Tik Tok-u që inkurajon vajzat dhe gratë të përdorin sekrecionet vaginale si parfum.

“Vabbing” është një teknikë që konsiston në shpërndarjen e lëngut vaginal pas veshëve, në kyçet  e duarve dhe qafë, një video që u publikua nga Mandy Lee, një përdoruese Tik Tok-u dhe ka mbi 1.5 milionë shikime.

“Nëse bëni vab, do tërhiqni njerëz, ndoshta një njohje, diçka kalimtare ose pije falas gjithë natën”,  thotë ajo në videon tashmë të fshirë nga platforma sociale. “Nuk ka nevojë që sapo të keni dalë nga duhi, por thjesht të jeni të pastra. Tregoni kujdes dhe funksionon”, thotë vajza.

Një tjetër modele nga OnlyFans ka postuar një video ku tregon ‘sekretet’ e teknikës dhe si të kryhet në mënyrë supozimisht higjienike. Ajo këshillon një dush më parë, pastaj larjen e duarve. Nëse frekuentoni palestrën, fshini pajisjet para dhe pas përdorimit, mos lejoni të tjerët të prekin zonat ku ju sapo keni aplikuar teknikën, janë disa prej këshillave.

Ajo thekson se në rastet e infeksioneve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, duhet shmangur tërësisht si edhe gjatë ciklit menstrual. Më tej shton se në rastet kur aroma është e çuditshme, është sinjal për t’u vizituar te mjeku.

Supozohet që kjo teknikë të rrisë shanset e tërheqjes së meshkujve, me shpërndarjen e feromoneve ose kimikateve që trupi prodhon për të ndjellë partnerin në disa kafshë.

Mjekët thonë se nuk ka mjaftueshëm studime që kjo të funksionojë njësoj me njerëzit dhe gjithashtu trendi rrit ekspozimin ndaj infeksioneve vaginale, si kërpudhat apo edhe probleme me pjellorinë.

Bakteret në gishtërinj mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të legenitpasi shpërndahen nga qafa e mitrës drejt organeve. Kjo sjell dëmtimin e tubave të Falopit duke i vështirësuar vezës së pllenuar mbërritjen në mitër.

Sipas shkencës, ende nuk është kontrolluar prania e feromoneve në sekrecionet vaginale. Metoda konsiderohet tërësisht e panevojshme për të ndjellë një partner potencial.

KLAN / a.r

Next Post
Helikopteri pa pilot “AR-500CJ” përfundon fluturimin e parë

Helikopteri pa pilot "AR-500CJ" përfundon fluturimin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In