• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 V.F.L.P.

by Enkel Demi
07/03/2016 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

 Eljani dhe shokët para se të shkonin të bënin betejën e liqenit ngritën grushtin përpjetë dhe e hodhën foton në rrjet. Në fakt, jam i befasuar me Eljanin, sepse e njoh prej do vitesh dhe kam pikasur tek ai një njeri të dashuruar me filozofinë. Megjithatë, udha më e shkurtër për t’u dalluar është revolucioni dhe e majta. Të jesh komunist është gjëja më e lehtë në botë. Mjaft të lexosh tre sllogane, librin “Nëna” të Gorkit, të shohësh filmin “Che”, të dëgjosh vetëm një këngë të Buena Vista Social Club, “Comandate…” dhe ja ku u bëre. Në një dramë shqipe të fundviteve ’80 me titullin “Komunistët”, një burrë i vjetër i Tiranës konvertohej në komunist pas një fjalie magjiplotë: “Ka emër të bukur partia jonë, ajo quhet Partia Komuniste Shqiptare”. Kaq dhe i moshuari thotë : “Mos vdeksha pa e pi një kafe me atë burrë!”. Me kë burrë do pinte kafe? Me atë që në kohën e luftës e kishte zgjedhur nofkën Tarasi. Duhet të ketë qenë njeri me humor të shfrenuar dhe vizionar ai burri.

 Gjithsesi, komunistët e rinj të Shqipërisë janë dhe ambjentalistë dhe kanë rrokur çështjen e mbijetesës që është këndi i lojërave për fëmijë. Një pjesë e tyre të djelën u përleshën sërish, madje i kanë qëlluar me bisht lopate në lukth njërit prej ambjentalistëve më të njohur të qytetit që ishte veshur polic. Pak a shumë si Kadri Roshi tek “Heronjtë e monumenteve” që u vesh ushtar i austriakëve për çapën e bukës.

 Disa prej demonstrueseve përzunë nga fusha e betejës Altin Goxhajn, të cilin e vlerësojnë fashist, sepse e shohin si të inflirtuar prej PD-së në këtë protestë të dlirë si gjaku i revolucionit. Kjo ngjarje më bëri të qesh, pasi m’u kujtua si në Sarandë në vitin 1992 hanim dru me Altinin nga komunistët e atjeshëm, sepse i mësuam një francezi me megafon të briste në mes të qytetit “Ramiz Alia është shkërdhatë!”. Duket Altinin nuk ka për ta zënë kurrë haka e Sorosit, por e komunistëve.

 Nejse, komunistët u përleshën dhe do syresh ranë në burg. Në Komisariatin 1 u shoqëruan 6 prej tyre dhe shokët e shoqet i pritën përjashtë me stoicizëm. Këtu trashet robi! Ç’donte në komisariat për të liruar shokët e ndaluar Flamur Noka, Arben Ristani dhe Leonard Olli? Në raportin e Ora nëse jua morën fytyrën dhe atyre. Kush u tha tre drejtuesve të PD-së të shkonin në polici? Nuk e mësuan ata fatin e Altinit? Apo ndoshta në ndërgjegjen e Lulit peshojnë ende ato votat e Partisë Komuniste që Ilir Meta i administroi aq mjeshtërisht në zgjedhjet vendore të vitit 2011? Ose dikush ka dashur që tre udhëheqësit e lartë demokratë të binin në grackën e njësitit guerril.

Next Post

Prokuroria kërkon edhe 6 vite burg për ish bossin e VEFA-s, Vebi Alimuçaj

Comments 1

  1. bleta says:
    10 years ago

    nje shkrim si te thuash, i dobet ne argumente, ne rastin me te mire. i paguar si artikull ne rastin me te keq.

    Reply

Leave a Reply to bleta Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In