• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

“Usta i të shkruarit!”/ Preç Zogaj për Ismail Kadarenë: Vepra e tij do të jetojë në shekujt e ardhshëm!

by A R
02/07/2024 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Preç Zogaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme (1 Korrik), në moshën 88 vjeçare.

Zogaj tha se Kadare, është nga ata shkrimtarë, vepra e të cilit do të jetojë në dekadat dhe shekujt e ardhshëm.

Sipas Zogajt, letërsia e Kadaresë, u bë ajo që është sot, për shak të përdorimit të alegorisë, një stil i nevojshëm për shkak të jetesës në diktaturë.

“Vepra e çdo shkrimtari i nënshtorhet gjyqit të pamëshirshëm të kohës. Por koha është ajo që seleksionon. Kushdo që do të trokasë në dekadat dhe shekujt e ardhshëm, te historia e letërsisë shqipe, sigurisht do të takohet me veprën e Kadaresë. Përtej dhuntisë, letërsia e Kadaresë u bë kjo që është, sepse përdori si pak kush alegorinë, në kushtet e tiranës, për të përçuar të vërteta që nuk thuheshin dot.

Kemi Nëpunësin e Pallatit të Ëndrrave, alegori me Komitetin Qëndror. Apo novela Piramida, një alegori e drejtpërdrejt me piramidën e Hoxhës, metaforë e mundimit njerëzor për t’ju flijuar përjetësisë së diktatorit. Këto janë tema të mëdha.  Për mendimin tim, ai në veprën e tij na krijoi Shqipërinë para osmane.

Është provokacion i madh që shkrimtari pa e thënë, i bën regjimit. Kadare solli një ndriçim arbnor, që krijonte kontrastin me Shqiëprinë e mbyllur. Kemi Kronikë në Gur, është një çudi e madhe.  Kadare është, po të bëjmë një krahasim, me atë që prodhon një vend, është marka “Made in Albania” në letërsi. Ai hyri në tregun e huaj, pikë së pari për vlerat estetike që ka vepra e tij. Letërsia gjithmonë e ka sekretin te bukuria e të shkruarit.

Kadare është usta i të shkruarit. Kam patur shumë miq në Francë dhe e kanë lexuar kryesisht për shkak të kënaqësisë estetike që i jepte teksti i tij. Sa i përket subjektit, Kadare i fron lexuesit perëndimor, një përgjigje të raportit midis lirisë së brendshme krijuese, me tiraninë.

Kjo është një temë që intrigon dhe tërheq lexuesit kudo në botë. Si ja del shkrimtari në tirani? Dhe nuk ka shumë përgjigje.

Vjen Kadare dhe jep një përgjigje origjinale për këtë pyetje të vjetër, e cila nuk është as epike, por as komformiste. Gjen një mënyrë se si përcjell nga “Kështjella e Tartarëve”, disa subjekte që e ndriçojnë mendjen e njeriut se si liria krijuese, është përtej regjimeve. Kjo është e thjeshtë për t’u thënë, por për tu sendërtuar, kërkon debat të madh.

Polemikat që ka provokuar vepra e Kadaresë, kritizerët e kanë parë në mënyrë shumë skematike, që ai shkroi në diktaturë”, tha ndër të tjera Zogaj.

/a.r

Next Post
“Lufta s’mbyllet brenda ditës”, Moska shkatërron avionët ukrainas, Kievi pret F-16 e SHBA

“Lufta s’mbyllet brenda ditës”, Moska shkatërron avionët ukrainas, Kievi pret F-16 e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com