• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ushtria ruse po vjen drejt Perëndimit”, Gjenerali gjerman vë alarmin: Përgatituni! Për 5 vite NATO do të sulmohet

by S T
23/07/2024 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjenerali i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, shikon ngritjen ushtarake ruse si një rrezik në rritje. Në një intervistë për median gjermane, Tagesshpigel, gjenerali i rëndësishëm i Gjermanisë, thekosoi se, ushtria ruse po vjen drejt Perëndimit.

“Ne po vëzhgojmë se ushtria ruse po drejtohet drejt perëndimit. Në pesë deri në tetë vjet, forcat e armatosura të Moskës do të pajisen me materiale dhe personel për të bërë të mundur një sulm në territorin e NATO-s”, tha Carsten Breuer, Gjeneral i Ushtrisë gjermane.

Brauer përmendi informacionet nga shërbimet sekrete dhe forcat e armatosura aleate, si dhe deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin si bazë për vlerësimet. “Ushtria ruse po shton 1 mijë deri në 1 mijë e 500 tanke shtesë çdo vit. Pesë vendet më të mëdha evropiane anëtare të NATO-s kanë vetëm gjysmën e tyre në magazine. Ushtria gjermane ka rreth 300 tanke luftarake. Nëse kjo aftësi kombinohet me qëllimin, që mund të lexohet patjetër nga fjalimet e Putinit, kjo duhet të na alarmojë. Detyra ime është të mendoj për një skenar të tillë të rastit më të keq. Ne duhet të përgatitemi për këtë mundësi në pesë vjet”.

Për sa i përket zhvillimeve në frontin lindor të Ukrainës, Gjenerali gjerman nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vijat e frontit në Ukrainë për momentin, por sipas tij, Kievi mbetet i varur nga mbështetja.

Sakaq, Rusia ka reaguar ashpër në lidhje me planin për sekuestrimin e aseteve ruse në Europë dhe dhënien e tyre në formën e mbështetjes financiare për Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do t’i përgjigjet ashpër çdo përdorimi të të ardhurave nga asetet ruse në Evropë për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën. “Në një mënyrë apo tjetër, do të ketë një përgjigje. Veprimet e këtyre hajdutëve nuk mund të mbeten pa reciprocitet”, tha Peskov. Bashkimi Europian ka përllogaritur që asetet e ngrira të Rusisë të sjellin rreth 15-20 miliardë euro fitime deri në vitin 2027.

Next Post
Himara zgjedh më 4 gusht/ KQZ regjistroi partitë që do të marrin pjesë në garë, Bejko: Uroj që të mos prodhohet një Beler i dytë

Himara zgjedh më 4 gusht/ KQZ regjistroi partitë që do të marrin pjesë në garë, Bejko: Uroj që të mos prodhohet një Beler i dytë

TË FUNDIT

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In