• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ushtria private e Vladimir Putin, që bën “punët e pista” në 3 kontinente

by S M
13/08/2019 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oleg për shumë vite ishte i punësuar në Siri në një grup mercenarësh të quajtur “Wagner”, i cili është shndërruar në një mjet shumë me vlerë për Kremlinin.

“Wagner është një instrument i Putin për të zgjidhur problemet me forcë, kur veprimet duhet të merren menjëherë, urgjentisht dhe në një mënyrë sa më të fshehtë.

Nuk mund të them se është një ushtri në kuptimin e plotë të asaj fjale. Është thjeshtë një njësi luftarake që bën çdo gjë që thotë Putin”, shprehet ish-luftëtari.

Kjo është hera e parë që një ish luftëtar Wagner pranon të flasë në kamera, dhe Oleg kërkoi që të fshehë identitetin e tij. Kompanitë private ushtarake janë ilegale në Rusi dhe grupi nuk ekziston zyrtarisht.

Por CNN ka zbuluar se Wagner tani numëron qindra luftëtarë që operojnë në 3 kontinente të ndryshme. Ky është personi që besohet të jetë prapa atij zgjerimi.

I njohur si një ndër njerëzit më të afërt të Putin për shkak të kontratave të majme me Kremlinin, Jevgeni Prigozhin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të financimit të një agjencie interneti e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.

“Unë jam mercenar dhe 90% e punonjësve si unë, ishim të motivuar nga paratë”.

Ndërsa pyetet se çfarë trajnimi ka marrë, ai thotë se kaloi 6 ditë në një kamp në Molkino duke qëlluar me armë. CNN udhëtoi për në Molkino dhe tentoi të hynte brenda në kampin e trajnimit, por nuk ia doli.

CNN zbuloi se grupimi ka një lidhje shumë të ngushtë me ushtrisë ruse. Jo shumë larg nga aty, gjendet një monument për të rënët e Wagner.

Vizitorët nuk janë të mirëpritur. Gazetarja Clarissa Ward e CNN, tenton të hyjë me kamera të fshehur, por nuk ia arrin.

“Ata nuk na lejuan të hynim brenda, kjo nuk është surprizuese, pasi aty gjendet prova e vetme e dukshme që Wagner ekziston”, thotë Clarissa Ward, reportere e CNN.

Ai monument është financuar nga një kompani e Prigozhin. 5 vite më përpara në Krime, ata njerëz të veshur me të gjelbër ndihmuan Moskën në aneksimin e provincës nga Ukraina.

Ishte një sukses dhe që prej asaj kohe, përdorimi i forcave mercenare nga Rusia është rritur. Analistët thonë se asgjë nga këto nuk mund të ndodhte pa aprovimin e Putin.

Clarissa Ward: Besoni se Wagner është krijuar për të ndihmuar Rusinë në rikthimin si superfuqi globale?

Oleg: Po, 100%. Ky është prioriteti kryesor i Wagner.

Clarissa Ward: Pra po përpiqet të rivalizojë Amerikën?

Oleg: Rusia po përpiqet të kalojë SHBA-të në të gjitha mënyrat e mundshme, duke përdorur metoda ligjore dhe jo ligjore. Po përpiqet ta shtypë dhe të marrë më të mirën e mundshme; çfarë do të dalë si rezultat? Asgjë e mirë besoj.

Por për presidentin rus, Vladimir Putin, Wagner është një aset shumë me vlerë, një forcë luftuese e zgjerueshme pa asnjë përgjegjësi.

Next Post
Tenori Placido Domingo në telashe, akuzohet nga 8 femra për abuzime seksuale

Tenori Placido Domingo në telashe, akuzohet nga 8 femra për abuzime seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com