• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtria nis pastrimin e inerteve, Rama: Në fund të qershorit shemben shtëpitë private

by Ardit Rada
01/06/2020 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shijaku është qyteti i parë në të cilën ka zbritur në terren ushtria për pastrimin e inerteve të ndërtesave të shembura si pasojë e dëmeve që morën nga tërmeti i 26 nëntorit. Një vendim i tillë ka ardhur me qëllim përshpejtimin pastrimit të zonës, në një kohë që puna u pezullua për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

I pranishëm në këtë operacion ka qenë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se brenda qershorit të do nis puna për shembjen e banesave private, e ndërsa ka bërë me dije se këtë javë nis çelja fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive.

“Në fund qershorit fillojmë ndërhyrjen te shtëpitë individuale! Është një volum gjigant, por do e mbështesim ministrinë e mbrojtjes në këtë proces, që të fillojmë kantienër. Jemi në afatet të mira, dhe pse nga kjo periudhë koronavirusi na dëmtoi. Brenda disa muaj në këtë zonë do të shohin kantierin dhe transformimi do të jetë kolosal. Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastrukturën e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale. Një shumë e konsiderueshme dhe besoj që jo vetëm mbulon nevojat, po i mbulon mirë. Në total vetëm për xhepin e qytetarëve të dëmtuar shkon në 70 mln dollarë, tjetër histori për ata që e kanë shtëpitë të pariparueshme “, tha Rama, teksa bëri batutë duke thënë se e vetmja gjë që nuk financojnë dot është durimi.

Nga ana tjetër, ministrja Olta Xhaçka u shpreh se ushtria do të punojë me kapacitet të plotë për të përfunduar në kohë rekord pastrimin e këtyre hapësirave nga inertet.

“Kemi punuar me kapacitet të plotë që të shpresojmë me ritëm të kemi mundësi që t’i pastrojmë në kohë rekord”, tha Xhaçka. Në total në Shijak janë shembur 16 pallate.

/a.r

Next Post
Ambasadori italian zbardh takimin me Ramën: Çfarë bisedova me kryeministrin e Shqipërisë

Ambasadori italian zbardh takimin me Ramën: Çfarë bisedova me kryeministrin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In