• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ushtria egjiptiane konfirmon gjetjen e pjesëve të avionit

by Java News
20/05/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria egjiptiane konfirmoi gjetjen e mbetjeve të avionit të zhdukur një ditë më parë në Mesdhe, 290 kilometra në veri të Aleksandrisë. Objektet e diktuara të enjten pranë ishullit të Karpatosit nuk i përkisnin airbusit të rrëzuar me 66 pasagjerë e anëtarë ekuipazhi në bord. Ato çfarë janë diktuar tani duket të jenë copa të avionit dhe sende personale, ndërsa ekipet e kërkimit po fokusohen tek gjetja e kutisë së zezë.

Në operacion marrin pjesë njësi ushtarake greke, egjiptiane, franceze dhe britanike.

Fluturimi MS804 i nisur nga Parisi drejt Kajros u zhduk nga radarët pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore egjiptiane. Sipas zyrtarëve në Athinë, të dhënat e radarëve tregojnë se Airbusi A320 ka bërë dy kthesa të befta në ajër, duke u rrotulluar një herë 90 gradë në të majtë, pastaj 360 gradë në të djathtë e në fund ka rënë pikiatë në det nga më shumë se 7.620 metra lartësi.

Shumica e personave në bord ishin egjiptianë dhe francezë. Mediat britanike ndërkohë, duke cituar disa zyrtarë të lartë amerikanë, pretendojnë se nuk ka të dhëna që të dëshmojnë për një shpërthim në bordin e mjetit. Në Komisionin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara pranohet se avioni mund të jetë copëtuar që në ajër, por arsyeja mbetet e paqartë.

Sipas ministrit egjiptian të Aviacioni Civil, gjasat që ky të ketë qenë një akt terrorist janë më të mëdha se ato të një defekti teknik. Më shumë se 24 orë nga ngjarja asnjë grup nuk ka bërë përpara e të marrë përsipër përgjegjësinë, duke treguar kështu se ishte vërtet një sulm ekstremist.

TCH/d.i.

Next Post

Berisha: Tek zyra e Tahirit u gjet një goxha çimkë... Saja është tmerruar, ja për kë dyshon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com