• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtria e Putinit pushton qytezën lindore ukrainase. NATO në alarm nga dronët rusë

by A R
09/09/2024 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat ruse avancojnë në lindje të Ukrainës, ku pretendojnë se kanë marrë kontrollin e plotë të qytezës lindore Novohrodivka. Qyteza gjendet 12 km larg Pokrovskit, një nyje strategjike rrugore dhe hekurudhore për ushtrinë e Kievit në zonë.

Një bloger ushtarak pro rus ka publikuar harta ku shfaqen forcat ruse, teksa sulmojnë përtej Novohrodivka në të paktën 2 vende, rreth 7 km larg Pokrovskit. Një oficer ukrainas tha për një intervistë radiofonike se trupat e Kievit kishin braktisur Novohrodivka pasi pozicionet e tyre nuk ishin të favorshme për mbrojtje, raporton A2 CNN.

Javën e kaluar Presidenti Vladimir Putin deklaroi se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kursk, kishte dështuar të ngadalësonte përparimin e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe kishte dobësuar linjat mbrojtëse të Kievit. Por sipas kreut të ushtrisë ukrainase inkursioni në Kursk po funksionon dhe trupat ruse nuk kanë shënuar progres në Pokrovsk gjatë 6 ditëve të fundit, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë të dielën, dy shtete anëtare të NATO-s thanë se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. Rumania ishte e para që njoftoi diçka të tillë pas sulmeve që Moska ndërmori kundër Ukrainës gjatë natës. Bukureshti aktivizoi avionë luftarakë të tipitF-16 për patrullimin e hapësirës ajrore ndërsa njoftoi banorët e dy rajoneve lindore përmes mesazheve me tekst. Më vonë edhe Letonia bëri të ditur se një dron rus u rrëzua në pjesën lindore të vendit një ditë më parë. Ndërsa shkelja e hapësirës ajrore të Letonisë duket të jetë një incident i rrallë, Rumania ka konfirmuar disa raste të gjetjes së fragmenteve të dronëve në territorin e saj që nga fillimi i agresionit ruk kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

/a.r

Next Post
Hyri në plazhin e Shëngjinit, turisti zvicerian humb jetën, pësoi arrest kardiak

Hyri në plazhin e Shëngjinit, turisti zvicerian humb jetën, pësoi arrest kardiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
LIVE! Shqipëri-Finlandë 1-0, mbyllet pjesa e parë

LIVE! Shqipëri-Finlandë 1-0, mbyllet pjesa e parë

November 12, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

November 12, 2026
Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In