• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ushtria e Kosovës: Pjesëtarët serbë të FSK-së u larguan prej shantazheve

by Java News
29/09/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forca e Sigurisë së Kosovës është vetëm një hap larg transformimit në ushtri, dhe është e gatshme të marrë detyra të reja. Këtë e thotë komandanti i Forcës së Sigurisë gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku thekson se nuk po ndërtohet një forcë që do të jetë rrezik për dikë, por një të tillë që do të jetë faktor stabiliteti në Kosovë dhe rajon. Në një intervistë të dhënë për KosovaPress, Rrahman Rama flet edhe për largimet e pjesëtarëve serbë nga institucioni i FSK-së. Sipas tij, nuk është morale e as ligjore, që dikush nga jashtë të ndërhyjë në punët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako prej tre projektligjeve për FSK-në duke ia proceduar kështu Kuvendit për miratim. Këto projektligje rregullojnë rolin, funksionimin dhe shërbimin në FSK. Kështu, po synohet të përfundojë procesi i tejzgjatur për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, thotë se këtë proces e ka vështirësuar vetëm problemi politik, meqë FSK ka kohë që është e gatshme të marrë detyra të reja.

Që nga themelimi, prioritet i FSK-së ka qenë integrimi i komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë. Aktualisht, pjesëmarrja e tyre në FSK është 10.2 për qind. Madje, në fillim të këtij viti, FSK kishte bërë rekrutime të veçanta vetëm për komunitetin serb, duke shtuar kështu numrin, 5.5 për qind në FSK ishin vetëm serbë. Por, ky numër pësoi rënie këtë vit, kur shumë pjesëtarë të FSK-së, nga komuniteti serb, dhanë dorëheqjen. Komandanti i FSK deri tani ka nënshkruar 51 vendime për largim.

“Fatkeqësisht presionet që kanë bërë, nga jashtë Kosovës, shantazhet, kërcënimet që janë bërë ndaj pjesëtareve të FSK-së, deri më tani i kemi 51 të larguar, po flas në të dhëna zyrtare dhe vendime që janë nënshkruar, sepse ata kanë bërë kërkesë për demobilizim dhe janë procedura, i kemi ligjet dhe rregulloret që nuk duhet t’i respektojmë dhe bazuar në ato ligje dhe rregullore, unë i kam nënshkruar 51 vendime që janë të larguar nga FSK. Të tjerët vazhdojnë të punojnë me gjithë, prapë po them, disa presione e shantazhe që i kanë por çka është shumë me rëndësi është që ne si Forcë nuk e kemi problemin që t’i zëvendësojmë ata. Kemi aplikantë, kemi aplikacione që ne në të ardhmen e afërt do t’i zëvendësojmë me gjeneratat të ardhshme ose rekrut të ri që do të jenë”, tha Rama, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Rama: Riformatim strukturës së PS! Partia do bëhet me çdo kusht!

Referendumi, Rama: Shqiptarët të votojnë për Maqedoninë europiane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In