• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ushtria dhe helikopterët në terren, 9 vatra zjarri aktive

by A R
12/07/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra zjarri në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 zjarrfikës me 8 automjete, 40 forca ushtarake, si dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU VLORË
– Në malin Mile Konispol, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e  Sarandës e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Për këtë shkak është dërguar një helikopter i cili po punon për shuarjen e zjarrit.
– Në fshatin Mavrovë, Selenicë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 150 ha me shkurre dhe 300 rrënjë ulliri. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
– Në fshatin Vodicë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë operuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar flakët pas disa orësh. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre.
QARKU DIBËR
– Në fshatin Llapushë, Klos ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi i zjarrfikësve të Burrelit e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit është shumë larg zonës së banuar dhe nuk krijon rrezikshmëri për banorët.
– Në fshatin Maqellarë, Dibër zjarri përfshiu një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes nga ajri me anë të helikopterëve është bërë i mundur shuarja e zjarrit. Ndërkohë forcat zjarrfikësve po ndërhyjnë për të shuar zjarret e fshehura në mënyrë për të eleminuar mundësinë e riaktivizimit.
– Në fshatin Patin, Klos, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Për shuarjen e zjarrit u angazhua një helikopter. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre dhe pisha.
– Në Qafë Dardhë, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit e re ishte në afërsi me fshatin Patin. Edhe këtu ka ndërhyrë helikopteri, i cili po operonte në vatrën e parë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU GJIROKASTËR
– Në fshatin Goricë, Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë për të shuar flakët. Pas një pune disa orësh zjarri është izoluar dhe më pas është fikur. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha me shkurre.
QARKU FIER
– Në fshatin Çiflig, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe ullishte. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar./a.m.
Next Post
Komisioneri Hahn: Reforma në Drejtësi do të sjellë rezultate në hetim dhe ndëshkim

Hahn: Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE, që t'i japim fund emigracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In