Janë të afërm dhe miq të punonjësve të kompanive ajrore, ata që udhëtojnë pa para në linjat ajrore të të gjithë botës. Sipas kalkulimeve, plot 2.5 udhëtarë në vit, nuk paguajnë për biletën e avionit. Një ushtri e vërtetë e padukshme, e cila ka të njëjtin trajtim në bord, si ata që e kanë paguar me qindra dollarë vendin e tyre në avion.
Por ka një të metë themelore edhe statusi i kësaj kategorie të privilegjuarish: nëse avioni është plot, atyre u duhet gjithmone të presin. “Ti bëhesh gati të shkosh në Brazil, ke prenotuar dhe hotelin, kur papritmas të zbresin nga avioni pasi s’ka vende dhe të ofrojnë një biletë falas për në Australi”, thotë një prej këtyre udhëtarëve. Megjithatë ja vlen risku, pasi këta udhëtarë kanë zbritje në çmim që sillen nga 90-95%. Kodi i tyre në linjat ajrore njihet si “non-rev”, pra persona që nuk sjellin të ardhura me vendin që zenë në avion.