• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e hapur është PD-ja e vërtetë

by Ben Andoni
14/03/2025 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

 

Deklarata e deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka qenë e arsyeshme dhe shumë racionale për vendosjen e saj në Listat e Hapura, por edhe me një dozë të kuruar pezmi. Paçka pritshmërive të publikut për të, kjo falë rezultatit të lartë të arritur në Primaret e PD-së, ajo do të futet në një garë të re, të cilën pret sërish ta sfidojë. Gjithsesi për publikun, rasti i saj dhe i disa kolegëve të tjerë ka treguar se meritokracia lë shumë për të dëshiruar tek Blutë. Edhe qëndrimi neutral dhe i heshtur i shumë prej anëtareve të PD-së, lënë mënjanë, tregoi shumë: zhgënjimin për një garë ku ata u investuan si pakkush nga militantët e tyre. Primaret që u mbështetën nga të gjithë zërat qoftë afër, pranë por edhe më të paangazhuarit e PD-së treguan se ishin një zhgënjim i madh, ashtu si edhe një relativizim i peshës së vërtetë të njerëzve që mbajtën barrën e Opozitës në këto 12 vite. Sikur të mos mjaftonte kjo: Fjala e Berishës pak orë më parë mbeti në eter dhe iu shtua arsenalit të gjërave pa thelb, lidhur me demokracinë te partia e tij. Në një realitet paralel do të shtonte se: “Te ne, shqiptarët panë një garë mahnitëse, kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze, Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të MAFIA-s shqiptare, por erdhën nga vota dhe konsulta e anëtarëve të PD-së”.

Në fakt ata që e dinë dhe e njohin mirë këtë logjikë dhe narrativë u tërhoqën, kur të tjerët mbetën shumë të befasuar! Ende s’është koha për të bërë analiza të thelluara përveç atyre makro, por respekti për njeriun që punon dhe militon është e pamundur te PD-ja. Rasti i Sulës, Tabakut, Alimehmetit, Zhulalit, Telitit (në fakt nuk u kualifikua pasi pati pak vota me primaret) do të ishin nga më shqetësueset për arsye sepse prania e tyre në parlament e ndih partinë. Ndaj, tashmë beteja e tyre s’është më me Ramën, por fillimisht me kushtet ku po gjenden. Të mendosh, beteja më madhe zgjedhore do të jetë në Qarkun e Tiranës, ku referuar KQZ-së 12 deputetë të secilit subjekt dalin direkt nga lista e mbyllur. Në zgjedhjet e shkuara, më 2021, PS dhe PD u ndanë respektivisht me 18 me 15 mandate. Fakt që bëhet i vështirë me ardhjen e partive të reja, jo thjesht prej sondazheve por dhe faktin e tkurrjes së interesit për PD-në, ku logjika të çon te fakti se: beteja te Lista e Hapur mund të bëhet për vetëm 2-3 vende. Që do të thotë se personazhe si Jorida Tabaku Ilir Alimehmeti, Myslim Murrizi, Dhurata Çupi, Shpëtim Idrizi, Kreshnik Çollaku, Ilda Zhulali etj., të jenë në një garë tejet të vështirë.

Është ende herët për projeksione, paçka se parashikimi ishte se pakënaqësia do të tregohej qysh në fillim, ashtu si edhe ndodhi. Esenca duket në atë që kumtoi ish-kryetari i PD-së në Kavajë që nuk e pranoi kandidimin në listat e hapura pas suksesit në primare. Mesazhi do të ishte shumë më i qartë për të gjithë procesin: “Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë”, u shpreh i keqardhur Hysen Kadiu.

E megjithatë, njerëzit e Listës së Hapur do ta provojnë sërish dhe këtë herë për një pjesë e tyre do të jetë e fundit, por kjo përshfaqje e kreut Berisha ndaj tyre është edhe një mesazh për vlerën e vërtetë që kanë individualisht tek PD-ja, partia që ata besojnë se do të bëjë ndryshimin. Të pathënat, supozimet dhe mbi të gjitha ato që quhen gënjeshtra ishin edhe këtë herë e vërteta më e madhe dhe kjo e zvogëlon edhe më shumë PD-në para publikut. Ose si e thoshte për kohën e tij, kancelari i hekurt, Bismark: “Njerëzit kurrë nuk gënjejnë aq shumë sa pas një gjuetie, gjatë një lufte ose para zgjedhjeve”. Megjithatë sido që të ndodhë: Lista e hapur e Bluve është PD-ja e vërtetë (Javanews)

 

Next Post
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor

Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In