Një ushtar ukrainas ka humbur jetën, pasi është qëlluar me plumb në kokë nga shoku i tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një kamp të ushtrisë ukrainase.
Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, shikohet një ushtar ukrainas, i cili filmohet nga shoku i tij teksa luan me armën e shërbimit.
Por, këtu ndodh tragjedia, pasi ushtari e shkrep pa dashje pistoletën, duke lënë të vdekur në vend me plumb në kokë shokun e tij.
Mësohet se, pasi është qëlluar në kokë, ushtari ukrainas është nisur me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
/a.r