Mercenarët serbë vazhdojnë të kenë vëmendjen nga fronti i luftës në Ukrainë. Kësaj radhe, ushtarët rusë me anë të një video në Telegram, ku shpalosin një flamur të përbashkët ruso-serb, kanë përshëndetur këta mercenarë.
“Një përshëndetje e madhe për vëllezërit tanë serbë nga patriotët rusë”
Ushtar rus me pseudonimin “Soroka”.
“Së bashku jemi të fortë”
Ushtari me emrin “Burluk”
Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.
Burime të shumta flasin se si një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Deki” Beriç, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.
Beriç ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.
/a.r