• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushqimi i pasur me magnez redukton rrezikun nga sulmi në tru

by Java News
09/11/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e shtatë studimeve që kanë përfshirë rreth 250.000 të anketuar ka treguar që njerëzit të cilët hanë ushqim të pasur me magnez si perimet e gjelbra, frutat arrore, bizelet dhe drithërat e papërpunuara, kanë frekuencë më të vogël të sulmit në tru, veçanërisht të sulmit iskemik në tru.

Kështu është treguar që për çdo 100 miligramë shtesë të konsumimit të magnezit në ditë, rreziku nga sulmi iskemik në tru reduktohet për nëntë për qind.

Tek sulmi iskemik në tru, mpiksja e gjakut bllokon arterien dhe pamundëson rrjedhën e gjakut nëpër të, transmeton Koha.net.

Dozat e rekomanduara të magnezit për meshkujt mbi 31 vjeç janë 420 miligramë në ditë, ndërsa për femrat 320 miligramë në ditë.

Shkencëtarët theksojnë që këto efekte pozitive kanë të bëjnë me magnezin që gjendet në ushqim, dhe jo në shtesat e magnezit.

Magnezi

Magnezi është mineral, i cili është kyç për funksionimin e trupit tonë edhe për nga sasia është minerali i katërt në trupin tonë. Rreth 50 për qind e magnezit të përgjithshëm të trupit gjendet në eshtra. Pjesa tjetër gjendet kryesisht në qelizat e indeve dhe organeve. Vetëm 1 për qind e magnezit gjendet në gjak.

Magnezi është i nevojshëm për më shumë se 300 reaksione biokimike në trup, ndërsa i rëndësishëm është edhe për sintezë të proteinave. Magnezi po ashtu ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve dhe nervave, rregullon tensionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.

Shtesat e magneziti mund të shkaktojnë të përziera, ngërçe dhe diarre, transmeton Koha.net. Po ashtu marrja e shtesave të magnezit nuk u rekomandohet personave që marrin ilaçe për zemër, antibiotikë apo diuretikë.

Personat me diabet apo sëmundje të zorrëve nuk duhet të marrin magnez pa u konsultuar me mjekun.

Shenjat e mbidozës së magnezit përfshijnë të përzierat, diarrenë, tensionin e ulët të gjakut, dobësi të muskujve dhe lodhje. Dozat shumë të larta të magnezit mund të jenë të rrezikshme për jetë. (b.an)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rekomandimi i KE, Rama: Frut i 3 viteve betejë për reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com