• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushqimet që na ndihmojnë të përballojmë të ftohtin

by Java News
23/11/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shumë e vërtetë, që nuk mund të qëndrojnë larg gripit dhe të ftohtit gjatë stinës së dimrit, por të ngrënit shëndetshëm mund të furnizojë trupin tonë me vlera ushqyese që përforcojnë sistemin imunitar. Në këtë mënyrë do të jemi në pozitën e duhur për të përballuar sulmet e viruseve.

Fatmirësisht natyra na ofron shumë produkte sezonale, gjithanshme që mund t’i përdorim në tavolinën tonë në mënyra të ndryshme. Elementët që ndihmojnë në përforcimin e imunitetit të trupit tonë janë vitamina C, po ashtu edhe vitamina E, zinku, mineralet etj.

Gjëra e parë që bëhet kur bien temperaturat është shtimi i ushqimit sepse ke më shumë uri. Trupi ka nevojë për më shumë energji për mbajtur konstante temperaturën e tij 36-37 gradë. Por kjo nuk do të thotë t’i futemi ushqimit me kokë. Mjafton që sallatës suaj ose kosit t’i shtoni një grusht arra për ta bërë më të shijshme dhe t’ju japë më shumë energji. Përveç kësaj frutat e thata janë një burim i rëndësishëm i vitaminës E, që është shumë e rëndësishme për të përforcuar sistemin imunitar dhe lufton radikalet e lira.

Në ushqimin e vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mungojnë karbohidratet, në formën e drithërave, bukës dhe makarona integrale, të cilat i japin trupit tonë ‘benzinën” që të punojë sa më mirë. Gjithashtu të rëndësishme janë dhe proteinat, që duhen marrë nga mishi mundësisht i bardhë, bishtajoret dhe produktet e qumështit shkruan Tg.com.
Nuk duhet të harrojmë peshkun, cili është burim i madh i Omega 3 dhe 6 dhe vajin e ullirit.

Si në dimër dhe gjatë të gjitha stinëve rregulli numër një është që të ndiqte një dietë e shëndetshme me pesë vaktë përfshirë dhe fruta e perime të ndryshme.

Vitamina C është ndoshta aleati më i famshëm kundër të ftohtit. Një gotë me lëng portokalli dhe limoni gjatë ngrënies së mëngjesit është mjaft i përshtatshëm.
Mëngjesi është koha ideale e ditës për konsumimin e agrume. Tjetër burim i vitaminës C është dhe kivi, lëngu i rrushit, specat e kuqë dhe të verdha. Një kontribut i mirë vjen dhe nga spinaqi, lakra dhe brokoli, por nuk duhet pjekur apo zier shumë sepse shkatërrohet vitamina C.

Shumë e dobishme për të mbajtur larg viruset janë edhe karotenoidet , pigmenti përgjegjëse për ngjyrosjen e verdhë-portokalli-të kuqe të disa bimëve. Ushqimet që janë të pasura me karotenoide janë lehtësisht të dallueshme nga ngjyra e tyre (kungujt, karotat, kajsitë, por edhe domatet, speca, sallatat, lakrat dhe majdanozi).

Edhe mineralet gjithashtu janë një ndihmë e rëndësishme në muajt e ftohtë. Para së gjithash, zinku, për shembull, është shumë i rëndësishëm sepse favorizon prodhimin e antitrupave, të lidhura edhe me përthithjen e hekurit.
Selinoja, sidomos nëse shoqërohet me vitaminë E, ka një funksion të rëndësishëm antioksidues dhe ndihmon në rritjen e mbrojtjes së sistemit imunitar të trupit. Dhe së fundmi mos harroni hidratimin. Përveç ujit mund të konsumohen edhe çarja të ndryshëm bimor, që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës së saktë të trupit dhe nxisin relaksim dhe mirëqenie.

a.ç

 

Next Post
Ambasada holandeze: Shmangni zonën e protestës. Po bashkëshortja e Bashës?

LETRA/ "Bashës, bashkëshortes, kunatit, vjehrrit", ironia therëse e dy anëtarëve të kryesisë së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In