• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushqimet që forcojnë kujtesën tuaj

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kalimin e viteve, trupi ynë fillon e plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ju mund të parandaloni plakjen e parakohshme të trurit nëse ushqeheni shëndetshëm.

Kafeina ju bën më të vëmendshëm- Nuk ka një pije magjike që të rrisë koeficientin e inteligjencës, por disa substanca, si kafeina, ju ndihmojnë të jeni më energjikë dhe të përqendruar.

Kjo substancë e gjetur në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe, ju jep gjithmonë një fuqi të madhe dhe ndjesi zgjimi, edhe pse ky efekt është shumë jetëshkurtër. Por, nuk duhet tepruar me të, pasi mund t’ju shkaktojë parehati dhe shqetësime të tjera.

Sheqeri shton vigjilencën- Sheqeri është burimi i energjisë i preferuar i trurit – jo sheqeri që ju po mendoni, por glukoza, të cilën trupi e përfton nga sheqeri dhe karbohidratet e tjera që merrni nga ushqimet. Konsumimi i një gote me diçka të ëmbël mund të ofrojë një rritje momentale të kujtesës, të menduarit dhe përqendrimit.

Kur merret në sasi të mëdha, mund të shkaktojë paaftësi të trurit dhe jo vetëm. Tregohuni të kujdesshëm me sasitë e sheqerit që merrni, me qëllim që të rrisni memorien dhe jo kilogramët.

Mos harroni të hani mëngjes- Po mendoni të dilni nga shtëpia pa mëngjes? Studimet kanë treguar se mëngjesi përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe përqendrimin. Studentët që konsumonin mëngjes kishin rezultate më të mira sesa ata që nuk e konsumonin këtë vakt. Ushqimet më të shëndetshme dhe që ju japin më shumë energji në mëngjes janë ato ushqime që përmbajnë fibra dhe frutat. Si gjithmonë, përpiquni mos të merrni më shumë kalori se sa duhet. Studimet gjithashtu kanë treguar se një mëngjes i tepruar zvogëlon përqendrimin.

Peshku është ushqimi më i mirë për trurin- Një burim proteinash që i jep një energji shumë të madhe trurit është peshku. I pasur me acide lyrore omega 3, ai është çelësi për një tru të shëndetshëm. Një dietë e pasur me to lidhet me më pak kriza mendore dhe çmenduri.

Mbi të gjitha, ato luajnë një rol  të rëndësishëm në përmirësimin e memories, sidomos tek moshat e mëdha. Për një tru dhe zemër të shëndetshme, këshillohet të përdoret peshku të paktën 2 herë në javë.

Shtoni një dozë në ditë me çokollata dhe arra- Arrat dhe frutat e thata janë një burim i mirë i vitaminës E, ku disa studime e kanë lidhur atë me një rënie më të ulët të aftësisë njohëse me kalimin e moshës. Çokollata e zezë ka gjithashtu  antioksidues të fuqishëm dhe përmban stimulues natyror, si kafeina, e cila rrit përqendrimin./a.k

Next Post
Ançeloti fton talentin shqiptar në ekipin e parë të Bajern Mynih

Lajmi i keq që Ancelotti i dha Arjen Robben-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!

November 11, 2026
Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In