• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Uroj të mos i ndodhë Dukës si Bodes”/ Patozi tregon historinë e 2017-s me Bashën: Duket si barcoletë, por…

by Java News
25/02/2021 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi ka folur për marrëveshjen e arritur në minutën e fundit mes Lulzim Bashës dhe Nard Ndokës në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në “Open”, Patozi tregoi historinë e vitit 2017 të Ridvan Bodes, i cili ndërhyri për të bindur aleatët që të firmosnin marrëveshjen me  Bashën por më pas mungoi emri i tij në lista.

Patozi uron që të mos ndodhë e njëjta gjë me Dukën, i cili loboi për të bindur Ndokën që të binte dakord me Bashën.

“Partia e madhe ka pjesën e luanit në të gjitha rastet dhe mënyra si është shkruar kodi prej dy partive më të mëdha është një lloj partnerizimi që e ka në paradhënie.

Ajo që mund të themi është se nëse e kanë arritur marrëveshjen ne mund t’i urojmë kolegët por nuk është dita për të duartrokitur.

Ne edhe mund të duartrokasim nëse na e kërkojnë. Problemi është që çfarë ka thënë sot koalicioni që është materializuar. Ccfarë i ka thënë Shqipërisë? I ka thënë që jemi në vitin 2017 sërish.

Nuk besoj që ardhja e Bamir Topit që është ende e pakonfirmuar, edhe ikja e Nard Ndokës është ajo që e bën situatën politike të ndryshme nga viti 2017.

Ne jemi në një “deja vu”, përsa i përket raportit të PD, PS, LSI. E vetmja risi që e bën të ndryshëm kontesktin politik nga 2017 është fakti që ka disa parti të reja dhe është e vetmja risi që qytetarët kanë përpara se sa të shkojnë drejt kutive të votimit.

Doja të thoja një gjë shumë të bukur. Ka një histori të 2017 që duket si barcoletë dhe uroj që Duka të mos ketë të njëtin fat.

Në 2017, Ridvan Bode u thirr nga Basha që të bindte aleatët planprishës për të firmosur marrëveshjen dhe në minutën e fundit, natën e thikave u investua dhe arriti të bindë aleatët.

Kur shkoi në shtëpi, emri i Bodes mungonte. Uroj që e njëjta gjë të mos ndodhë me Dukën, i cili ka lobuar në marrëveshjen me Boden. Duket si barcoletë, por është e vërtetë”, tha Patozi.

g.kosovari

Next Post
Atentati në Tiranë/ Policia: 66-vjeçari vdiq rrugës për në spital, pika kontrolli në të gjitha akset

Atentati në Tiranë/ Policia: 66-vjeçari vdiq rrugës për në spital, pika kontrolli në të gjitha akset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com