Aleksia Peleshi ka folur për herë të parë për ndarjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi kujtoi një shprehje të të atit, i cili ka thënë ‘eh sa ujë do të rrjedhë’. Ajo tha se shpreson që këtë herë uji të rrjedhë nga Shkumbini e sipër, duke nënkuptuar se nuk do të zgjedhë më Jugun.
Aleksia tha se është nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër, gjërat mes tyre ishin serioze. Mes të tjerash ajo tha se familja e aktorit të humorit ishte bërë një familje e dytë për të. “Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time…” tha mes të tjerash ajo.
Pjesë nga biseda:
Rudina: Pra ka qenë një ndarje me mirëkuptim le të themi.
Aleksia: Jo le të themi thjesht që njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.
Rudina: Meqë jeni të dy personazhe publikë dhe pyetja që pason është kjo: relatat i keni mirë, ruani një komunikim?
Aleksia: Jo, relatat i kemi mirë. Por që babi im thotë një shprehje: “eh sa ujë do rrjedhë”, kështu që dhe unë po them: të rrjedhë uji, mundësisht nga Shkumbini e sipër kësaj radhe.