• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët, mënyra si mund të kalohet

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fëmijërinë e hershme rreth 20% e fëmijëve vuajnë nga mosmbajtja e urinës. Sipas mjekes infeksioniste, Ilda Xhelili, inkontinenca urinare konsiderohet normale te foshnjat dhe nëse është prezente tek fëmijët e rritur dhe adoleshentët, ajo nuk konsiderohet normale. “Kjo mosmbajtje e urinës, zakonisht në fëmijërinë e hershme të arsimit fillor është joorganike dhe zgjidhet pa ndërhyrje. Në qoftë se ky fenomen vazhdon me rritjen e mëtejshme të moshës, atëherë mund të jetë e nevojshme ndërhyrja mjekësore”, thekson mjekja. Urinimi i pavullnetshëm ndodh kryesisht gjatë natës, në orët e gjumit, por një përqindje të fëmijëve u ndodh edhe ditën kur janë zgjuar. Sipas mjekes, në qoftë se ky fenomen vazhdon me rritjen e mëtejshme të moshës, atëherë mund të jetë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. “Përveç shkaqeve joorganike, ka edhe disa shkaqe më pak të zakonshme organike duke përfshirë infeksionin, anomalitë anatomike, anomalitë neurologjike, anomalitë endokrine si për shembull diabeti mellitus”, sqaron mjekja Xhelili.

Çfarë është mosmbajtja e urinës apo inkontinenca urinare, siç njihet në gjuhën e mjekësisë?

Inkontinenca urinare ose mosmbajtja e urinës është një fenomen shumë i zakonshëm. Kjo dukuri është më e shprehur gjatë natës se sa gjatë ditës. Kjo mosmbajtje e urinës, zakonisht në fëmijërinë e hershme të arsimit fillor është joorganike dhe zgjidhet pa ndërhyrje. Në qoftë se ky fenomen vazhdon me rritjen e mëtejshme të moshës, atëherë mund të jetë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Trajtimi për shumicën e rasteve kërkon thjesht modifikimin e sjelljes. Medikamentet duhet të jenë të rezervuara për zgjidhjen e këtyre rasteve. Më pak se rreth 1% e të gjithë fëmijëve të prekur nga mosmbajtja e urinës kanë mosmbajtje të vazhdueshme në moshë të rritur. Inkontinenca urinare është përkufizuar si humbje e kontrollit të plotë të aktit të urinimit ose si zbrazje e pavullnetshme e fshikëzës së urinës (vezikës urinare). Ajo mund të shkaktohet nga shumë faktorë, por te foshnjat ajo është krejtësisht normale. Për të kuptuar më mirë shkaqet duhet të japim një informacion të përgjithshëm për aktin e urinimit dhe sistemin urinar.

Si funksionon sistemi urinar?

Sistemi urinar përbëhet nga dy veshka, nga të cilat dalin dy tuba që quhen ureterë, nga vezika urinare (fshikëza e urinës) dhe uretra. Urina prodhohet nga veshkat dhe derdhet nëpërmjet ureterëve në vezikën urinare. Vezika shërben si depo për grumbullimin e urinës. Nëpërmjet aktit të urinimit vezika e zbraz urinën me anë të uretrës në tualet. Akti i zbrazjes së vezikës kërkon një koordinim të plotë midis trurit, sistemit nervor dhe muskujve. Muskujt realizojnë tkurrjen e vezikës duke bërë të mundur zbrazjen e saj. Mosfunksionimi i tyre mund të rezultojë në humbje të kontrollit urinar. Pas kontraktimit të vezikës, urina del nëpërmjet uretrës në ambientin e jashtëm. Kontraktimi i vezikës është një refleks që mësohet dhe disa fëmijë e mësojnë më herët dhe disa më vonë. Prandaj inkontinenca urinare konsiderohet normale te foshnjat dhe nëse është prezente te fëmijët e rritur dhe adoleshentët, ajo nuk konsiderohet normale. Urinimi i pavullnetshëm mund të ndodhë gjatë natës (pra gjatë orëve të gjumit), por edhe gjatë ditës (gjatë orëve zgjuar). Ky i fundit haset edhe më shpesh për fëmijët më të vegjël se pesë vjeç. Edhe pse rrallë, urinimi i pavullnetshëm mund të jetë një shenjë e problemeve serioze. Nëse një fëmijë ka kontroll të mirë të fshikëzës gjatë ditës, por urinon rregullisht në krevat gjatë natës, atëherë ky konsiderohet si urinim i pavullnetshëm primar. Studimet tregojnë se 20% e të gjithë fëmijëve 5-vjeçarë dhe 10% e fëmijëve 7-vjeçarë kanë urinim të pavullnetshëm gjatë natës dhe 20% e tyre e kanë këtë problem edhe gjatë ditës. Përveç kësaj, ky fenomen është më i shprehur gjatë natës për djemtë dhe gjatë ditës më i shprehur për vajzat. Urinimi i pavullnetshëm në moshat më të rritura është i lidhur shpesh me një stres psikologjik. Shumica e fëmijëve që preken nga ky fenomen janë fizikisht dhe emocionalisht normalë. Edhe pse shkaku i saktë nuk dihet, mendohet të jetë rezultat i një sërë faktorësh joorganikë, duke përfshirë çështjet e zhvillimit, prodhimin e tepërt të urinës dhe pamundësisë për t’iu përgjigjur sinjaleve normale fiziologjike të tendosjes së vezikës kur jemi në gjumë. Besohet se ky fenomen ka një prirje gjenetike. Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë vuajtur nga ky problem kanë një rrezik 45% për t’u prekur nga ky fenomen. Por, përveç shkaqeve joorganike, ka edhe disa shkaqe më pak të zakonshme organike duke përfshirë infeksionin, anomalitë anatomike, anomalitë neurologjike, anomalitë endokrine si për shembull diabeti mellitus.

Në rastet se ky fenomen zgjat, prindërit duhet t’i drejtohen mjekut? Si bëhet diagnoza?

Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis shkaqeve organike dhe joorganike. Vlerësimi fillon gjithmonë me një ekzaminim fizik të plotë të fëmijës nga mjeku. Mjeku bisedon me prindërit për historikun e plotë të zhvillimit të fëmijës. Ai pyet për streset psikologjike që mund të ketë fëmija si për shembull: fillimi i një shkolle të re, lindja e një motre ose vëllai apo grindjet midis prindërve. Përveç kësaj, prindërit inkurajohen që të mbajnë një ditar për kohën e urinimit (ditën apo natën), shpeshtësinë e urinimit, marrëdhënien me ushqimin dhe pirjen e lëngjeve. Po ashtu bëhen ekzaminime të gjakut dhe të urinës për të vërtetuar praninë e infeksionit ose të diabetit. Ekzaminimi me ultratinguj (ECHO) analizon ndërtimin anatomik të aparatit urinar. Së fundi, por rrallë mund të jetë e nevojshme, rezonanca magnetike (MRI) e shpinës për të vërtetuar anatomitë e shtyllës kurrizore.

Pak më sipër përmendët si mënyrë trajtimi modifikimin e sjelljes, mjafton kjo apo duhet trajtim me medikamente për inkontinencën urinare?

Trajtimi në radhë të parë varet nga shkaku themelor i problemit. Trajtimi kryesor për urinimin e pavullnetshëm gjatë natës më së shpeshti përfshin modifikimin e sjelljes. Në këtë pjesë prindërit luajnë një rol kryesor, pasi ata duhet të nxisin fëmijës të urinojë më shpesh gjatë ditës, kufizimi i lëngjeve dy orë para gjumit të darkës, vajtja në banjë para se fëmija të flejë si edhe zgjimi i fëmijës për në banjë disa herë gjatë natës. Në rastin kur këto masa rezultojnë jo efikase, atëherë del i nevojshëm përdorimi i medikamenteve të posaçme. Këto medikamente përdoren vetëm me këshillimin e mjekut. Të gjitha medikamentet kanë potencial të rëndësishëm për efekte anësore, prandaj përdorimi i tyre duhet të jetë shumë i rezervuar. Ato përdoren sidomos me fëmijët që bëjnë jetë kolektive si kampet, kopshtet me drekë ku fëmijët mund të ndihen të poshtëruar para shokëve, gjë e cila prodhon stres.

Cila është ecuria e këtij fenomeni?

Parashikimi i ecurisë varet në radhë të parë nga shkaku themelor. Në rastet kur nuk ka shkaqe organike, ecuria është e mirë. Vetëm 1% e tyre vazhdojnë ta kenë këtë problem edhe kur janë më të rritur. Rastet që kanë shkaqe organike kërkojnë zgjidhjen e tyre, përndryshe problemi nuk ka zgjidhje.

Next Post

Misioni në Gjenevë, ambasadorja Kodra bleu tavolinë 5 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In