• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urimi: Sikur në 2023 të shkruhej për shqiptarët, aq sa për Ramën & Berishën!

by Ben Andoni
30/12/2022 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do të kishte një matës të enteve mediatikë për vendin që zë politika e përfaqësuar nga Berisha dhe Rama me lajmet për njerëzit e thjeshtë, atëherë disniveli do të ishte i dukshëm. Për njeriun e thjeshtë, heronjtë e përditshëm të pazë, për mbijetesën e fshatarit dhe cfilitjen e një familje të thjeshtë ka gjithnjë e më pak në media, kur mungon elementi i spektokularitetit, kurse për politikën qoftë dhe banale dhe tashmë edhe për shown hapësirë pa fund. Media i lë vend të gjitha mbroçkullave të politikanëve, atyre që e sfidojnë ligjin, patetikëve patriotë dhe sidomos atyre, por aspak të thjeshtëve, që nuk përbëjnë lajm me skamjen e tyre. Po, ka vend për kinse patriotët e Facebook dhe Instagram, që i kanë ‘hequr’ barrikadat në Veri të Kosovës dhe ata dhe ato që e sfidojnë policinë dhe pastaj dalin heronj. Dhe, kuptohet politikanët, që i kemi përballë dhe që media (ku shumë nga ne kontribuojnë) flet vetëm për luksin sesi jetojnë, si gatuajnë, si bëjnë paradën e veshjeve në parlament, si shkollojnë fëmijët jashtë me para që asnjëherë nuk i justifikojnë, çfarë makinash kanë dhe sa të zotë janë kur na marrin votat. Aman, për njerëzit e thjeshtë ka gjithnjë e më pak vend, kurse në rubrikat e gazetave dhe të TV-ve ka shumë pak vend për gazetarët e rretheve, që u lihet hapësirë (në ato pak organet e shkruara për përditmërinë) vetëm kur ka krime dhe kundravajtje. Dhe, vetëm kur ndodh që vritet dikush, dhunohet shtazërisht dikush tjetër, ndodh diku ndonjë krim makabër dhe kupton një zinxhir të tërë ngjarjesh sociale, për të cilat nuk është shkruar deri më atëherë, e që zbulojnë sesi mungojnë shërbimet e duhura sociale, pse njerëzit janë aq të rrëmujshëm, pse ka pak kujdes për ‘pakicat’: individët e thjeshtë që mezi e përballin jetën. “Pakica më e vogël në tokë është individi. Ata që mohojnë të drejtat individuale nuk mund të pretendojnë se janë mbrojtës të pakicave”, shkruante me cinizëm mendimtarja dhe shkrimtarja Ayn Rand.

Për njeriun e thjeshtë nuk ka më zë, nuk i përfaqëson askush, sepse deputetët sapo zgjidhen i harrojnë zonat e tyre, kurse politikanët e tjerë lokalë thjesht luftojnë se cili mund të përfitojë dhe sa do mund të përfitojë deri në fund të mandatit.

Çdo vit bëjmë të njëjtin urim: Ky vit edhe më i mirë për shqiptarët! Po për ta ndryshon fare pak sepse ndryshimi duhet të kalojë më parë te oreksi i politikanëve, që ditët e zgjedhjeve kujtohen aq shumë dhe shpesh me të thjeshtët apo në festa ndajnë ushqime dhe shkojnë “ulen gju më gju me popullin”. E mbase ky do ishte urimi i mirë për këtë vit: Sa mirë do të ishte sikur të kishte pak më shumë kohë për të thjeshtët në vend të politikanëve që vetëm të shesin ajër dhe të bindin t’u japësh votën?! (Javanews)

 

 

Next Post
U arratis nga burgu i Drenovës në 2013/ Reis Haxhiraj ekstradohet nga Greqia, i dënuar me…

U arratis nga burgu i Drenovës në 2013/ Reis Haxhiraj ekstradohet nga Greqia, i dënuar me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In